TICK Logo
Banner

10 arsyet për ta mësuar Python në 2019

Nëse keni menduar që të filloni ta mësoni Python por ende nuk jeni të sigurt nëse kjo është zgjedhje e duhur në vijim ju paraqesim 10 arsyet pse duhet filluar së mësuari Python po këtë vit.

Edhe pse të konsiderosh mësimin e një gjuhe është çështje nevoje dhe varet se për çka do ta përdorësh. Por, Python bën përjashtim ngase është gjuhë e cila si për fillestarë ashtu edhe për programerët me përvojë është e dobishme. 

Programeri fillestarë nuk gjenë gjuhë më të lehtë dhe më të kapshme për t’i kuptuar konceptet e programimit, ndërsa, programeri me përvojë që është në kërkim të aventurave të reja prap zgjedhje më të mirë e ka Python – i cili i mundëson punë produktive që nga krijimi i aplikacioneve komplekse me arkitekturë të orientuara në shërbime, analizë e të dhënave, machine learning e deri tek inteligjenca artificiale.

Ja 10 arsyet kryesore pse duhet të mësoni Python:

  1. Data science

Kjo është një ndër arsyet kryesore se pse njerëzit po synojnë ta mësojnë Python në 2019. Shumë nga shokët e mi që përdorin Java në insitucione shtetërore dhe banka janë të lodhur me kokçarjet që Java u shkakton përgjatë zgjidhjes së problemeve – ata tani më kanë filluar të mësojnë Python dhe disa prej tyre kanë filluar karierën e tyre si Data Scientist me paga konsiderueshëm më të larta nga puna paraprake.

Dikush prej jush mund të shtroj pyetjen: Përpos pagave – çka e bën Python gjuhë të pëlqyer kur kemi të bëjmë me Data analysis dhe Machine learning?

Arsyeja numër një është spektri i madh dhe i larmishëm i librarive dhe korrnizave (ang. Frameworks) të cilat ofrohen sot në treg, siç janë: PyBrain, NumPy dhe PyMySQL për AI, DataScience, dhe Machine learning.

Arsyeja numër dy është shumqëllimshmëria e Python – mundëson krijimin e aplikacioneve desktop, mobile, ueb dhe automatizimin e gjërave të lodhëshme në fushën e administrimit të serverëve dhe rrjetit.

  1. Machine learning

Kjo është një tjetër arsye se pse njerëzit po e mësojnë Python. Rritja e përdorimit të  machine learning po ndërron në mënyrë rapide gjithçka përreth nesh.

Falë machine learning, algoritmet po bëhen çdo ditë e më të sofistikuara, shembull konkret mund të marrim algoritmin e kërkimit të Google, algoritëm i cili mund t’u përgjigjet pritshmërive tuaja. Ekzistojnë edhe një numër i madh i chat boteve të cilët janë të gatshëm tu përgjigjen pyetjeve tuaja, Uber është njëra nga kompanitë e cila kokë e këmbë menaxhohet nga algoritme të tilla.

Nëse jeni të interesuar për mësimin e machine learning, doni të bëni ndonjë projekt personal, ose thjesht dëshironi të nisni hobi në këtë fushë, Python është e vetmja gjuhë e programimit që këtë punë e bën më të lehtë.

  1. Zhvillimi në ueb (Web development)

Uebi sot është vendi i pare ku njerëzit drejtohet për zgjidhjen e problemeve të tyre apo shuajtjen e kurreshtjes. Python ofron mundësi të arta për zhvillim në web – Django dhe Flask janë ndër korrnizat më të njohura të cilat e bëjnë zhvillimin në ueb tejet të lehtë.  Detyrat të cilat random marrin orë të tëra për tu zgjidhur me Python mund të kryhen në minuta. Python gjithashtu në masë të madhe përdoret edhe për web scrapping. Reddit, platforma gjigante është e ndërtuar me Python. Kompanitë si Google, Amazon, Spotify gjithashtu përdorin Python në produktet e tyre në ueb.

  1. Thjeshtësia

Nëse paraprakisht keni programuar në C apo C++ e keni parasysh se si i keni hjekur të zinjtë e ullirit. Python është gjuha më e lehtë për të programuar, falë thjeshtësisë së kësaj gjuhe programuese universitetet e gjithë botës po e adaptojnë në kurrikulat e tyre. 22 shtete në SHBA kanë futur Python në përdorim në universitetet e tyre. Lexueshmëria e tij dhe thjeshtësia e kanë bërë të dashur këtë gjuhë për çdo student.

  1. Komuniteti i madh

Çdokush prej nesh ne fillim të mësimit të ndonjë gjuhe programuese ka nevojë për mbështetje. Komuniteti online i Python është tejet i madh dhe i ka dhënë përgjigje çdo lloj problemi që mund të keni përgjatë periudhës së mësimit apo punës në Python. Falë Google ju mund të gjeni zgjidhjen e problemit tuaj në disa minuta. Stackowerflow është gjithashtu një shtëpi e madhe e komunitetit të Python, sot në Stackoverflow janë parashtruar dhe përgjigjur 1.2+ milion pyetje. Mëso Python dhe bëhu edhe ti pjesë e një komuniteti kaq të madh.

  1. Libraritë dhe korrnizat (Libraries and Frameworks)

Një nga ngjajshmëritë e Python dhe Java është numri i madh i librarive dhe korrnizave me kod burimor të hapur (open source) të cilat mund t’i përdorësh në projektin tend dhe t’i ndryshosh sipas nevojes. Po ta imagjinojmë krijimin e ueb aplikacioneve pa Flask apo Django në Python do të ishte një process i stërmundimshëm – me përdorimin e korrnizave na lehtësohet puna dhe mund tërë potencialin ta fokusojmë tek logjika e biznesit. Përpos ueb-it, Python, ofron edhe library të ndryshme për data science, siç janë: TensorFlow, Scikit-Learn, Keras, Pandas, IPython, e shumë tjera. 

  1. Automatizimi i punës

Python në fillimet e tij për programerët ishte parajsë e vërtetë ngase nga Perl kalonin në Python – gjuhë e cila e bënte automatizimin tejet të lehtë. Python sot e kësaj dite përdoret nga administruesit e rrjetit dhe serverëve për automatizimin e proceseve nga ato më të thjeshtat deri tek më të komplikuarat. Numrin i madh i literaturës së shkruar viteve të funit e dëshmon më së miri këtë që po e themi.

  1. Shumqëllimësh

Nëse gjuhët programore do të ishin mjetet për prerje, Python pa dyshim do të ishte Brisku Zvicerian. Python për dallim nga R (gjuhë e cila është shumë e përshtatshme për Data science) është gjuhë e cila përpos Data science mundëson edhe punën në ueb, aplikacione desktop dhe mobile, etj. Kjo e bën të kërkuar në treg dhe të adaptueshëm. Sot Python përdoret nga kompani gjigante, siç janë: Google, Amazon, Spotify, etj.

  1. Kërkueshmëria në treg dhe rritja konstante

Python është gjuhë në rritje e sipër – përditësohet konstant nga Python Software Foundation dhe përkrahet nga komuniteti. Në tregun global ekzistojnë qindra mijëra pozita

të hapura për Python. Edhe në tregun rajonal kërkesat për python janë shumë evidente.

  1. Paga

Paga mesatare në SHBA për Python sillet rreth $110K (njëqind e dhjetëmijë dollarë) ndërsa në tregun rajonal fillojnë nga 450 euro (fillestarë) e deri në 2500+ euro (për programer me përvojë) – gjë që është një shtytës shtesë për të filluar karrierën në Python.