18 vjeçari, Drilon Maloku pas përfundimit të trajnimeve në Java dhe WEB, filloi praktiken si WEB Developer në HEAD
Drilon Maloku është 18 vjeç nga Vushtrria ishte pjesë e shkollës TICK Education Center . Në kuadër të shkollës ai përfundoi disa trajnime në Java dhe pastaj ai vazhdoi edhe me 3 trajnime në WEB dhe perfundoi me sukeses trajnimet:
- Web Design & Development I (HTML, CSS, JavaScript, jQuery)
- Web Development II (PHP & MySQL) dhe Kodimi i projektit SMP
- Web Development Advanced (PHP, MySQL, Bootstraop, jQuery) dhe Kodimi i projektit CMS
Mësimet dhe punët e bëra gjatë këtyre trajnimeve për Drilonin ishin të mjaftueshme që ai të aftësohej për të filluar punë praktike me pagesë në njërën nga kompanitë që merrem me kodimin e Web aplikacioneve në HEAD.
Driloni tash është pjesë e ekipit të zhvillimit dhe po punon në disa projekte, shiko projektin aktual që është duke u punuar nga ai në një projekt online të telekomit në Gjermani.
Fati i Drilonit për hyrje në praktikë në kompani të ndryshme e pretë çdo studentë i cili përfundon me sukses trajnimet në fusha të ndryshme në shkollën tonë TICK..