TICK Logo

Android App Development

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë programinin e aplikacioneve mobile në Android. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në aplikacione mobile në Android.
Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në
programi Java dhe OOP dhe gjithashtu të editorit Eclipse. Njohuri tjera që ndihmojnë
kryerjen e kursit me sukses përfshijnë por nuk limitohen me:
– Sistemet operative (Windows, MS DOS),
– Programeve aplikative (MS Word, Notepad, Internet Explorer, Firefox, Chrome),
– Skedaret XML
– Koncepte bazike ne Bazat e te dhenave
– Koncepte bazike ne rrjeta

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të:
– Të shkruajnë aplikacione mobile në platformën android.
– Të kenë njohuri të mira në zhvillim në Android
Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për kërkim-punësim të menjëhershëm në kompanië që ofrojnë shërbime të kodimit të app për android.

  1. Hyrje në Android
  2. Aktivitetet
  3. Pamja e aplikacionit(User Interface-UI)
  4. Pamja e aplikacionit – Detaje për Views
  5. Paraqitja e Menyve dhe Imazheve me View
  6. Ruajtja e të dhënave
  7. Publikimin e aplikacioneve
  8. Krijimi i një aplikacioni Mobil
  1. Hyrje në Android
    • Çka është Android?
    • Versionet dhe funksionalitetet e Android-it
    • Arkitektura e Android-it
    • Pajisjet që përdorin Android sot në treg
    • Shitorja e Android-it
    • Përgatitja e ambientit punues: Instalimi i SDK dhe Veglave për Android
    • Aplikacioni i parë “Tungjatjeta Botë”
  2. Aktivitetet
    • Cikli i jetës së aktivitetit
    • Përdorimi i fragmenteve për rregullimin e UI
    • Aplikimi i stileve dhe themave në aktivitet
    • Paraqitja e aktiviteteve përmes Dialogë Dritareve?
    • Kuptimi i konceptit të synimeve(inintents)
    • Përdorimi i Intent objektit për lidhje me aktivitete
    • Si Intent filtrat ndihmojnë në që lidheni me aktivitete të tjera
    • Paraqitja e alertave për përdoruesin duke përdorur njoftimet
  3. Pamja e aplikacionit(User Interface-UI)
    • Përdorimi i ViewGroups dhe Views për paraqitjen e UI
    • Si të përshtaten dhe të menaxhohen ndryshimet në orientim të ekranit
    • Si të krijohet UI me programim
    • Si të shfaqen UI njoftimet
  4. Pamja e aplikacionit – Detaje për Views
    • Përdorimi i “basic views” në Android për dizajnimin e UI
    • Përdorimi i “picker views” për paraçitjen itemave në listë
    • Përdorimi i “list views” për paraçitjen itemave në listë
    • Përdorimi i fragmenteve special
  5. Paraqitja e Menyve dhe Imazheve me View
    • Përdorimi i Gallery, ImageSwitcher, GridView, dhe ImageView
    • Përdorimi pamjeve(views) për paraqitjen e imazheve
    • Si të paraqesim opsione për meny dhe përmbajtjen e menysë
    • Paraqitja e kohës me AnalogClock dhe DigitalClock pamjet(views)
    • Si të paraqesim ueb përmbajtje me WebView view
  6. Ruajtja e të dhënave
    • Ruajtja e shënimeve duke përdorur SharedPreferences object
    • Mundësin që përdoruesit të modifikojnë preferencat duke përdorur klasën PreferenceActivity
    • Shkruarja dhe leximi në fajlla të jashtëm dhe të brendëshëm
    • Krijimi dhe përdorimi i SQLite bazës së shënimeve
  7. Publikimin e aplikacioneve
  8. Krijimi i një aplikacioni Mobil

Informata për trajnimin

Trajnimi zgjatë 40 orë ligjerata dhe ushtrime.
Çmimi 130 Euro – 10% për studentë(115 Euro)
Trajner – Msc: Arber Berisha