Aplikacion real – (Kodimi) me Java & MySQL
Hyrje
Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë zhvillimin programeve ne Java dhe MySQL. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java duke përdorë baza te ndryshme shënimesh si dhe aplikimin e koncepteve dhe principeve te OOP-se. Gjate trajnimit do te diskutohen edhe API dhe Framework te tjera siç janë: Swing, Java IO, Collections API, Multi-threading, Java Sockets.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në programim në Java dhe teknikat e OOP (preferohet të kenë të përfunduar kursin Bazat e Programimit në Java dhe Programimi i orientuar ne Java).
Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para. Gjithashtu, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, pajisje mobile, ueb apo tjetër.
Informata për trajnimin
Trajnimi zgjatë 30 orë ligjerata + 10 orë praktikë – 40 orë.
Çmimi 135 Euro – 10% për studentë(120 Euro)
Trajner Msc. Berat Perçuku.