Bazat e Programimit në C#
Hyrje
Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën programuese C#. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në C# si dhe konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në përdorimin kompjuterit. Duhet të dinë punën në sistemet operative Windows ose Linux ose Mac.
Përparësi kanë studentët që studiojnë shkenca kompjuterike ose kanë ndjekur ndonjë trajnim në programim.
Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para dhe ti aplikojnë konceptet themelore të OOP-së në gjetjen e zgjidhjeve më të mira. Në fund studentët do të certifikohen dhe do të udhëzohen për hapat e mëtutjeshëm në avansimin e tyre në C#.
Informata për trajnimin
Trajnimi zgjatë 35 orë ligjerata dhe ushtrime.
Çmimi 110 Euro – 10% për studentë(99 Euro)
Trajner Msc. Arber Berisha.