Bazat e Programimit në Java
Hyrje
Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën programuese Java. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java si dhe konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në përdorimin kompjuterit. Duhet të dinë punën në sistemet operative Windows ose Linux ose Mac.
Përparësi kanë studentët që studiojnë shkenca kompjuterike ose kanë ndjekur ndonjë trajnim në programim.
Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para. Gjithashtu, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile, ueb apo tjetër.
Informata për trajnimin
Trajner : Msc. Berat Perçuku
Çmimi 110 Euro – 10% për studentë(99 Euro)
Kohëzgjatja e trajnimit : 35 orë