TICK Logo
Banner

Bootstrap Pjesa I – Trajnimi Aplikacion Real – DEMO CMS – WEB Development III

Bootstrap është një HTML, CSS, JavaScript Framework për krijimin e web – faqeve/aplikacioneve për pajisje të ndryshme si desktop, tablet, telefon.

 

Në vijim po ofrojmë disa informata lidhur me bootstrap dhe pse të përdorët:

Çka ofronë Bootstrap?

Bootstrap ofron mostra të shumta dizajnëve në HTML dhe CSS si: Elemente për përmbajtjen e tekstit, format, butonat, tabelat, navigimi, listat, modal format, imazhet, etj.
Bootstrap gjithashtu ofron module të ndryshme të krijuar me JavaScript të cilat ofrojnë funksionalitetet të shumta.
Bootstrap lehtëson krijimin e pamjes së përshtatshme për të gjithë Web Browseret.
Bootstrap gjithashtu ofron përshtatje të aplikacioneve për pajisje të madhësive të ndryshme si Desktop, Tabëet dhe SmartPhone – ofron Responsive Web Design.

Pse të përdorim?

Nga pjesa e lartë shohim se bootstrap ofron një grumbull të funksionaliteteve të cilat na mundësojnë krijimin e shpejt web aplikacioneve – pjesën e pamjes(client).
Gjithashtu Bootstrap është i lehtë për tu mësuar, mjafton njohuri bazike në HTML dhe CSS për të filluar implementimin e tij në web aplikacione.

Si funksionin Bootstrap?

Bootstrap përdor fajllat CSS dhe JavaScript të cilat janë të krijuar për të mundësuar funksionalitetet që do shohim më vonë.
Për të filluar me Bootstrap ju duhet fillimisht të merrni  css dhe javacsript fajllat  nga getbootstrap.com, ose ju mund të përdorni një CDN (Content Delivery Network).

head duhet të kemi të inkuadruar css fajllin përmes:

<!-- Latest compiled and minified CSS -->
<link rel="stylesheet" href="https://maxcdn.bootstrapcdn.com/bootstrap/3.3.7/css/bootstrap.min.css">
<!-- jQuery library -->
<script src="https://ajax.googleapis.com/ajax/libs/jquery/3.2.0/jquery.min.js"></script>
<!-- Latest compiled JavaScript -->
<script src="https://maxcdn.bootstrapcdn.com/bootstrap/3.3.7/js/bootstrap.min.js"></script>

Përpos thirrjes së fajllave për Bootstrap na duhet inkuadrojmë edhe këto:
<meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1"> – mundëson leximin e stileve sipas madhësisë së pajisjes dhe rritjen ose zvogëlimin e përmbajtjes.

Bootstrap Containers

Për mbajtjen e elementeve brenda një faqe në Bootstrap duhet të kemi një contanier
Contanier në Bootstrap mund të jetë fixed ose fluid.

<!DOCTYPE html>
<html lang="en">
<head>
<title>Bootstrap Hyrje</title>
<meta charset="utf-8">
<meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1">
<link rel="stylesheet" href="https://maxcdn.bootstrapcdn.com/bootstrap/3.3.7/css/bootstrap.min.css">
<script src="https://ajax.googleapis.com/ajax/libs/jquery/3.2.0/jquery.min.js"></script>
<script src="https://maxcdn.bootstrapcdn.com/bootstrap/3.3.7/js/bootstrap.min.js"></script>
</head>
<body>
<div class="container">// container-fluid
<h1>Bootstrap ushtrimi i pare </h1>
<p>Përgaditur për studentët e TICK-ut</p>
</div>
</body>
</html>

Ushtrimi 1 – container.html
Detajet e trajnimit: Aplikacion Real – DEMO CMS – WEB Development III