TICK Logo

Code – Niveli fillestar

Hyrje

Ky trajnim është  dizajnuar për fëmijët të cilët kanë dëshirë teknologjinë informative dhe që dëshirojnë imagjinatën e vetë të realizojnë në programe kompjuterike.
Nxënësit këtu mësojnë logjikën e programimit duke koduar programe të ndryshme kompjuterike.
Gjatë kodimit ata mësojnë strukturat me përsëritje, ngjarjet, funksionet dhe kushtet, gjithashtu njihen me teknika të ndryshme të zgjidhjes së problemeve, mësojnë rreth sigurisë në internet.
Në pjesën e fundit të këtij trajnimi nxënësit kodojnë projektit e tyre. Këtu, inkurajohen të planifikojnë, ndërtojnë, rishikojnë dhe prezantojnë projektet e tyre.

Pre-rekuizitat

Për të ndjekur këtë trajnim nxënësit nuk duhet të kenë njohuri paraprake. Përparësi kanë nxënësit që kanë pasion kompjuterin.
Mosha e preferuar 8-15 vite.

Pas përfundimit të trajnimit

Në fund të kursit, nxënësit aftësohen që të planifikojnë, dizajnojnë, kodojnë lojërat e tyre  kompjuterike duke përdorur konceptet bazike të programimit.

Më e rëndësishmja, ky program zhvillon aftësitë e tyre logjike dhe të zgjidhjes së problemeve që janë të dobishme në shumë aspekte të jetës, qofshin ato menjëherë në studimet e tyre (p.sh. Matematika, Lendet Shkencore  etj.) ose në të ardhmen.

  1. Njohja me algoritmet dhe programin
  2. “Debugging”-Korigjimi i programeve
  3. Strukturat e përsëritjes
  4. Interneti
  5. Sigurina në internet
  6. Ngjarjet
  7. Kushtet
  8. Struktura unazore while në lojën farmer
  9. Variablat
  10. Përsëritjet me strukturë for
  11. Funksionet
  1. Njohja me algoritmet dhe programin
    • Pse të mësoni programim?
    • Pse Scratch?
  2. Hyrje në Scratch
    • Çfarë është Scratch?
    • Llogaria online e Scratch
    • Loja e parë në Scratc
    • Scratch Programming Environment
    • Scratch Studio
  3. Eksploro në Scratch
    • Tipet primitive

Informata për trajnimin

Trajnimi zgjatë 25-30 orë ligjerata dhe ushtrime.
Çmimi 30 Euro në muaj
Trajner Egzona Maloku.