TICK Logo

Enis Lahu – 18 vjeçari i cili pasi kreu shkollën verore në WEB, filloi praktiken si WEB Developer në Novus

Enis Lahu si 18 vjeçar nga Vushtrria ishte  pjesë e shkollës verore 2018 të mbajtur në TICK Education Center që u organizua në Qershor – Tetor 2018. Në kuadër të shkollës ai përfundoi 6 trajnime të lidhura me WEB:

  1. PhotoShop & Web Design
  2. Web Development I(HTML, CSS, JavaScript)
  3. Web Development II(PHP & MySQL)
  4. Kodimi i Projektit SMP
  5. Web Intermediate(Bootstrap, MySQL, PHP OOP) + Kodimi i një projekti real – Gallery
  6. WordPress

Projektet e realizuara gjatë trajnimeve bindën kompaninë Novus Cunsulting për ti mundësuar punë praktike si WEB Developer.

Enisi është pjesë e ekipit të zhvillimit dhe po punon në një projekte reale që kompani është duke zhvilluar, fatin e Enisit  për hyrje në praktikë në kompani të ndryshme e pretë çdo studentë i cili përfundon me sukses trajnimet në fusha të ndryshme në shkollën tonë TICK.