TICK Logo

Mësimi i kodimit & Kodimi i aplikacioneve(lojrave) për telefona mobil

Hyrje

Mësimi i kodimit & Kodimi i lojrave për mobil përfshin tre nivele:

  1. Niveli I – Fillestar në programim dhe logjikë
  2. Niveli II – Kodimi i aplikacioneve(lojrave) për telefona mobil
  3. Niveli III – Kodimi i aplikacioneve(lojrave) për telefona mobil – e avancuar

Në këto trajnime studentët do të mësojnë se si të qasen në botën e shërbimeve dhe aplikacioneve mobile si krijues, jo vetëm si përdorues.
Studentët do të kenë një ndryshim paradigmë në mentalitetin e tyre për paisjet  kompjuterike; Paisjet  kompjuterike nuk janë thjesht pajisje lojrash / argëtuese për fëmijët. Tani është një mjet që përdoret për të demonstruar kreativitetin e tyre, për të aplikuar mësimet e tyre nga shkolla dhe një rrugë për të shtrirë mendimin e tyre pa kufizime.
Këto 3 nivele trajnime ofrohen për fëmijë nga mosha  8-15.

Niveli i I – Fillestar në programim dhe logjikë

Në këtë modul do të njiheni me konceptet themelore të programimit. Duke përdorur gjuhën programuese Scratch, fëmijët do të mësojnë si të kodojnë, zhvillojnë lojrat e tyre , animacione, storie dhe më shumë me një ndërfaqe të thjeshtë “drag and drop”.

Në fund të këtij programit, fëmijët do të mësojnë aftësitë teknike dhe të buta duke përfshirë: kodimin, zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e lojërave dhe logjikën.
Ata do të kuptojnë se si funksionojnë lojrat, hapat në procesin e krijimit të lojërave dhe do të njihen me strukturat kryesore të programimit dhe shkathtësit që mund të aplikohen në mënyrë universale për çdo gjuhë koduese.

Zgjatë 3 muaj, dhe kushton  30 Euro për muaj.

Niveli i II-Kodimi i aplikacioneve(lojrave) për telefona mobil

Në këtë program, studentët do të përkthejnë njohurit e tyre të mëparshëm të koncepteve të programimit në platformën e scratch në aplikacione mobile duke përdorur platformën Corona Sdk.
Në këtë program, studentët do të marrin hapin e parë në programimin real. Studentët tani do të mësojnë Lua, një gjuhë programimi të bazuar në tekst duke e përdorur në platformën për krijimin e  lojërave dhe aplikacioneve për pajisje mobile Corona sdk

Ata do të mësojnë të krijojnë aplikacione zbavitëse  të dobishme që mund ti ndajn me miqtë dhe familjen. Përveç mësimit të programimit dhe si të bëhen zgjidhës më të mirë i problemeve, studentët do të eksplorojnë gjithashtu shkencat kompjuterike nga perspektiva e teknologjis mobile dhe efektin e saj gjithnjë e më i rëndësishëm në shoqëri.

Zgjatë 3 muaj, dhe kushton  30 Euro për muaj.

Niveli i III- Kodimi i aplikacioneve(lojrave) për telefona mobil – e avancuar

Nxënsit do të kalojnë në nivel më të lartë  të zhvillimit të  aplikacioneve të tyre mobile. Ata do të mësojnë të strukturojnë dhe zhvillojnë aplikacione më komplekse.
Me një bazë të fortë në të menduarit kompjuterik nga kurset tona më të hershme të programimit në këtë modul i lejon studentët të aplikojnë shkathtësitë e tyre të të menduarit kompjuterik dhe kreativitetin për të krijuar aplikacione mobile plotësisht funksionale që funksionojnë në telefonat mobil duke përdorur platëformën Corona sdk.

Në fund të këtij moduli ju mund të krijoni projektin tuaj mobil dhe ta publikoni atë në lloje të shumta të pajisjeve, duke përfshirë Apple iPhone dhe iPad, telefonat dhe tabletët Android, Mac Desktop, Windoës Desktop etj. 

Zgjatë 3 muaj, dhe kushton  30 Euro për muaj.