TICK Logo

Programimi i Orientuar ne Objekte – Java II

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë konceptet e Programimit te Orientuar në Objekte bazuar në Java (OOP). Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë fundamentale të OOP në Java si dhe disa nga principet më themelore të dizajnit. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në programim në Java (preferohet të kenë të përfunduar kursin Bazat e Programimit në Java).

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione të bazuara në OOP në mënyrë të pavarur. Studentet do të jenë në gjendje të aplikojnë enkapsulimin, inheritancën, polimorfizmin, klasat abstrakte, interfejsët, principe të dizajnit, elemente të interfejsit të shfrytëzuesit (GUI) etj. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile, ueb apo tjetër.

  1. Hyrje në OOP
  2. Definimi i klasave
  3. Zgjerimi i klasave dhe Trashëgimia
  4. Shtjellim i disa principeve të dizajnit
  1. Hyrje në OOP
    • Principet Fundamentale në OOP
  2. Definimi i klasave
    • Fushat e klasës dhe instancës
    • Metodat
    • Qasja ndaj fushave dhe metodave
    • Definimi i klasës
    • Definimi i metodave
      • Kthimi nga metodat
      • Lista e parametrave të metodave
      • Pasimi i vlerave të argumenteve
      • Parametrat final
    • Definimi i metodave të klasës
    • Qasja në variabla fushe nga metodat
    • Fjala e rezervuar this
    • Inicializimi i fushave
    • Blloqet për inicializim
    • Konstruktorët
    • Shfrytëzimi i klasës së definuar
    • Mbingarkimi
    • Kuptimi i pakove
      • Definimi i pakos
      • Shtimi i klasave nga pakoja
      • Emri i plotë i kualifikuar i klasës
      • Disa pako standarde
    • Kontrollimi i qasjes
      • Atributet për kontrollimin e qasjes
    • Klasat e ndërfutura
  3. Zgjerimi i klasave dhe Trashëgimia
    • Trashëgimia e klasave
      • Trashëgimi i anëtarëve të të dhënave
      • Trashëgimi i metodave
      • Mbishkrimi i metodave
    • Polimorfizmi
    • Klasat abstrakte
    • Superklasa universale Object
    • Konvertimi i objekteve
    • Përdorimi i modifikatorit final
    • Interfejsët
      • Deklarimi i interfejsit
      • Zgjerimi i interfejsëve
      • Përdorimi i interfejsëve
      • Enkapsulimi i konstanteve në interfejs
    • Klasat anonime
  4. Shtjellim i disa principeve të dizajnit

Informat për trajnimin

Trajner : Msc. Berat Perçuku.
Kohëzgjatja e trajnimit : 30 orë
Çmimi 110 Euro – 10% për studentë(99 Euro)