TICK Logo
Banner

PHP Bazike – Pjesa II

3. Variablat dhe llojet e shënimeve

Për ruajtjen e një vlerë për një periudhë të caktuar ne përdorim një variabël. Vlera e kësaj mund të përdorët më vonë, të ndryshohet ose shtypet. Në ushtrimi_3.php kemi dy variabla x,y të cilat kanë vlera 3 dhe 4 përdoren  bërë ndonjë llogaritje me ato vlera.
Disa rregulla që duhet të njehen për variablat:

  • Mund të pranojnë vlerë p.sh. X= 2 ose z=x+y.
  • Emerohet sipas nevojës p.sh x,y ose më përshkruese si : emri, mosha, gjinia.
  • Fillon me $, pasuar me emrin e variabiles
  • Pas dollarit fillojnë me shkronja ose me _
  • Pas dollarit dhe shenjës së pare mund të ketë vetëm (A-z, 0-9, dhe _ )
  • Emri i variables është case sensitive $emri $Emri – nuk janë njëjta

   Është e preferuar që:

  • Shkronjat për variabël të jenë të vogla
  • Ndarja e fjalëve për deklarimin e variablave bëhet me _.

Kodi për ushtrimi_3.php:

<?php
    //Deklarimi i variablave dhe dhënja e vlerave
   $x=3;$y=4;
   /* Shuma e numrave 3 dhe 4 të ruhet në variabëen
    e tretë z */
  $z=$x+$y;
  echo $z;
?>

3.1. Funksionet për paraqitjen e shënimeve në php

Në php kemi dy funksione të cilat paraqesin shënimet në kuadër të browser-it.

  • echo: përdore për paraqitjen e shënimeve nga php në HTML kod.
  • print: njëjtë me echo po përdoret kur kemi si rezultat vetëm një string.

 Kodi për ushtrimi_4.php:

<?php		
  $txt1="TICK Education Center";
  $txt2="Web Design & Development";	
  
  echo "echo - Jemi duke mësuar ne $txt1", "trajnimin $txt2<br>";		
  print "Print - Jemi duke mësuar ne $txt1<br>";
  //Nese ekzekutojmë rreshtin e fundit na shfaqet gabim
  //print "print - Jemi duke mësuar ne $txt1", "trajnimin $txt2<br>";
?>

3.2.Fushë veprimi i variablave

Në php variablat veprojnë si:

  • local – përdorën vetëm brenda hapësirës që deklarohet.
  • global – përdorët në cilindo vend.
  • static – variabël për ruajtje të vlerës pas ekzekutimit.

Kodi për ushtrimi_5.php:

<?php
  $x=5; // global scope
  function scopevar()
  {
    global $x;//Nese deshirojm ta perdorim varablen x si globale duhet global
    echo "Variabla globale x : $x<br>";
    $y=10; // variabla lokalae
    echo "Variabla lokale y : $y<br>";
  } 
  scopevar();
  echo "Variabla x eshte: $x <br>";
  echo "Variabla y eshte: $y<br>";//Nuk paraqet vler sepse është lokale
  
  function staticvar()
  {
    $z=0;
    echo "Vlera e x është(variabel lokale): $z <br>";
    $z++;
    static $k=0;
    echo "Vlera e k është (variabel statike): $k <br>";
    $k++;
  }
  staticvar(); 
  staticvar();
?>