PHP Bazike – Pjesa III
4. Operatoret
Përdorimi i variablave në php është pjesë shumë e rëndësishme, mirëpo pa përdorimin e operatoreve variablat nuk do kishin kuptim.
Me anën e operatoreve ne ushtrimet e bëra ne ju dhamë vlerë variablave $x=3 dhe $y=4 .
Në vijim po përmendim operatorët në PHP:
- Operatoret aritmetik
- Operatoret e dhënies së vlerës
- Operatoret e krahasimit
- Operatoret logjik
- Operatorët e rritjes/zvoglimit
- Operatoret për stringje
- Operatoret për vargje
4.1. Operatoret Aritmetik
Ndër operatorët të cilët besoj të gjithë i njohim nga jeta e përditshme, operatorët aritmetik. Në vijim po japim operatoret aritmetik dhe përdorimin e tyre.
Operatori | Emri | Shembulli | Rezultati |
+ | Mbledhja | $x+$y | Shuma e $x dhe $y |
– | Zbritja | $x-$y | Diferenca e $x dhe $y |
* | Shumëzimi | $x*$y | Prodhimi i $x dhe $y |
/ | Pjesëtimi | $x/$y | Pjesëtimi i $x dhe $y |
% | Mbetja | $x%$y | Mbetja e $x pas pjesëtimit me $y |
** | Fuqia | $x**$y | $x në fuqinë $y |
– | Negativ i operandit | -$x | Negativja e vlerës $x |
Ushtrimi për operatoret aritmetik ushtrimi_7.php.
<?php $x=5; $y=3; echo ($x + $y) . "<br>"; // rezultati 8 echo ($x - $y) . "<br>"; // rezultati 2 echo ($x * $y) . "<br>"; // rezultati 15 echo ($x / $y) . "<br>"; // rezultati 1.6666666666667 echo ($x % $y) . "<br>"; // rezultati 2 echo ($x ** $y) . "<br>"; // rezultati 125 echo (-$x); // rezultati -5 ?>
4.2. Operatoret e dhënies së vlerës
Ndër operatorët më të përdorur në programim, operatorët e dhënies së vlerës shërbejnë për dhënjën e vlerës për variabël. Në vijim po japim operatoret dhënies së vlerës dhe përdorimin e tyre.
Ndarja e vlerës | Njëjtë si… | Përshkrimi |
x = y | x = y | Operandi i majtë merr vlerën e ndarë nga shprehja në të djathtë |
x += y | x = x + y | Mbledhja |
x -= y | x = x – y | Zbritja |
x *= y | x = x * y | Prodhimi |
x /= y | x = x / y | Pjesëtimi |
x %= y | x = x % y | Mbetja |
Ushtrimi për operatoret e dhënies së vlerës ushtrimi_8.php.
<?php $x=5; $y=3; echo $x . "<br>"; // rezultati 5 $y += 3; echo $y."<br>"; // rezultati 6 ?>
4.3. Operatoret e krahasimit
Ndër operatorët më të përdorur në programim, operatorët e krahasimit. Nga vetë fjala krahasimit kuptohet se këta operator përdorën kur dëshirojmë krahasojmë operandet p.sh. $x , $y dhe rezultati që kthehet është boolean(true ose false). Në vijim po japim operatoret e krahasimit dhe përdorimin e tyre.
Operatori | Emri | Shembulli | Rezultati |
== | Baras me | $x == $y | Kthen true nëse $x i barabartë me $y |
=== | Identik | $x === $y | Kthen true nëse $x I barabartë me $y, dhe nëse lloji i shënimit është i njëjtë |
!= | Jo baras me | $x != $y | Kthen true nëse $x jo i barabartë me $y |
<> | Jo baras me | $x <> $y | Kthen true nëse $x jo i barabartë me $y |
!== | Jo identik | $x !== $y | Kthen true nëse $x jo i barabartë me $y, dhe nëse lloji i shënimit nuk është i njëjtë |
> | Më i madh | $x > $y | Kthen true nëse $x më i madh se $y |
< | Më i vogël | $x < $y | Kthen true nëse $x më i vogël se $y |
>= | Më i madh ose baras | $x >= $y | Kthen true nëse $x më i madh ose baras se $y |
<= | Më i vogël ose baras | $x <= $y | Kthen true nëse $x më i vogël ose baras se $y |
Ushtrimi për operatoret e krahasimit ushtrimi_9.php.
<?php $x=5; $y="5";, $k=6; var_dump($x == $y); echo "<br>"; var_dump($x === $y); echo "<br>"; var_dump($x != $y); echo "<br>"; var_dump($x !== $y); echo "<br>"; var_dump($y > $k); echo "<br>"; var_dump($x < $k); ?>
4.4. Operatoret logjik
Operatoret logjik njihen dhe si operatoret binar të cilët përdorën për të mundësuar kombinimin e krahasimeve. P.sh. caktimi i notës së studentit nga 6 – $nota>=6 dhe deri në 10 – $nota<=10. Në vijim po japim operatoret logjik dhe përdorimin e tyre.
Operatori | Emri | Rezultati |
and | Dhe | Kthen true nëse dy operandet jan true |
or | Ose | Kthen true nëse njëri nga operandet është true |
Xor | X ose | Kthen true nëse njëri nga operandet është true dhe tjetri false. |
&& | Dhe | Ngjashëm si te operatori and. Këtu nëse operandi nga ana e majtë është false rezultati është false pa u shikuar operandi nga ana e djathtë. |
|| | Ose | Ngjashëm si te operatori or. Këtu nëse operandi nga ana e majtë është true rezultati është true pa u shikuar operandi nga ana e djathtë. |
| | Jo | Negacioni i vlerës së operandit |
Ushtrimi për operatoret e logjik ushtrimi_10.php.
<?php $x = 10; $y = 5; if($x == 20 and $y == 50) {echo "Tung botë!";} if($x == 10 || $y == 50) {echo "Tung botë!";} ?>
4.5. Operatoret e rritjes/zvogëlimit
Operatoret e rritjes/zvogëlimit mundësojnë rritjen ose zvogëlimin e vlerës për operandin për vlerë të caktuar. P.sh $x=1; $x++ vlera e $ pas përdorimit të operatorit do jetë 2. Në vijim po japim operatoret e rritjes/zvogëlimit dhe përdorimin e tyre.
Operatori | Emri | Rezultati |
++$x | Para – rritjes | Rrit vlerën e $x me një, pastaj kthen $x |
$x++ | Pas – rritjes | Kthen $x, pastaj rrit $x me një |
–$x | Para – zvogëlimit | Zvogëlon vlerën e $x me një, pastaj kthen $x |
$x– | Pas – zvogëlimit | Kthen $x, pastaj zvogëlon $x me një |
Ushtrimi për operatoret e rritjes/zvogëlimit ushtrimi_11.php.
<?php $x=10; $y=10; $z=5; $i=5; echo "Përdorimi i op. ++ para var. - rez : ". ++$x ."<br>"; // rezultati 11 echo "Përdorimi i op. ++ pas var. - rez : ". $y++ ."<br>";// rezultati 10 echo "Përdorimi i op. -- para var. - rez : ". --$z ."<br>"; // rezultati 4 echo "Përdorimi i op. -- pas var. - rez : ".$i--; // rezultati 5 ?>
4.6. Operatoret me stringje
Në disa raste në ushtrimet e kaluar përdorem operatorin për lidhjen e dy stringjeve (.). P.sh. echo “Përdorimi i op. ++ para var. – rez : “. ++$x . “<br>”; pas funksionit echo stringu i parë “Përdorimi i op. ++ para var. – rez : ” pastaj rezultati i vlerës ++$x i paraqitur si string dhe “<br>” stringu tjetër që për HTML është komandë. Në vijim po japim operatoret me stringje dhe përdorimin e tyre.
Operatori | Emri |
. | Lidhja |
.= | Operandi + lidhja |
Ushtrimi për operatoret me stringje ushtrimi_12.php.
<?php $a = "Tungjatjeta"; $b = $a . " botë!"; echo $b . "<br>"; // rezultati Tungjatjeta botë! $x= " Tungjatjeta "; $x .= " botë!"; echo $x; // rezultati Tungjatjeta botë! ?>