TICK Logo
Banner

Pse të mësojmë OOP në PHP

Programimi i orientuar në objekte është një model i gjuhës programuese i organizuar rreth shënimeve ose objektit se sa funksioneve dhe logjikës.

Një objekt mund të përcaktohet si një fushë për shënime që ka atribute unike dhe ka sjellje. Është po thuajse i ngjashëm me atë si definojmë objektet në jetën tonë. P.sh. Një makinë objekt ka fusha për shënime si emri, pesha, ngjyra, etj dhe sjellje nisu, ndalu, parkohu, etj. 

 

Arsyet pse një zhvillues softueri duhet të mësoj programimin e orientuar në objekte janë të shumta, ne në material po i listojmë disa nga to:

  1. Rrit vlerën si zhvilluesit softuerik në treg të punës.
  2. E ka më të lehtë kodimin kur lidhemi me objektet në jetën reale
  3. Nëse merret njohuri në OOP konceptet në PHP fare lehtë mund të kodohet në koncepte të njëjta dhe në gjuhë tjera programuese si Java, C#, etj.
  4. Ndihmon në menaxhim më të mire të kodit programues, e kjo na mundëson menaxhim më të lehtë kur kemi aplikacion më të mëdha ose kur kemi rritje të aplikacionit.
  5. Mund të krijohen blloqe të kodit të cilat mund të përdorën nga të gjitha pjesët brenda projektit ekzistues ose projekteve tjera.
  6. Sjell lehtësi kur kemi punë ekipore, çdo zhvillues në kuadër të aplikacionit mund të punoj në pjesën e vetë pa u interferuar në punën e anëtarëve tjerë sepse puna është e ndarë me anën e objekteve dhe secili anëtar punon në një objekt.

Shumica e resurseve që ofrohen në programim si Frameworks(Laravel, MVC Framework, Simfony, etj), vegla për dizajnimin e diagrameve, etj kërkohet njohuri në OOP.