TICK Logo
Banner

Python, gjuha më e kërkuar për vitin 2019

Sondazhi vjetor i Stackoverflow njihet si sondazhi numër një në botën e TI-së. Çdo vit kjo kompani bën sondazhin e teknologjive favorite të zhvilluesve softuerik. 90.000 zhvillues nga e gjithë bota janë pjesë e sondazhit me kohëzgjatje 20 minutëshe – përgjatë së cilit pyeten pyetje të ndryshme siç janë për shembull: gjuha e preferuar programuese, korrniza e preferuar, pyetje rreth karrierës, prioritetve në punë, etj. Ky sondazh është i gjatë dhe përfshinë detaje të shumta – për më shumë shiko këtë vegëz.

 

Fokusi ynë në këtë artikull është të analizohet gjendja e Python. Në vijim do të shtjellojmë gjendjen e Python për këto tre pyetje:

Cila është gjuha programuese më e dashur?

Figura 1). Python gjuha më e dashur

Siç mund të shihet nga grafiku i mësipërm, Python rradhitet e dyta në listën e gjuhëve më të  dashur për zhvilluesve softuerik. Kjo është një tregues se Python nuk e fitoi popullaritetin nga marketingu apo nga shtytës të tjerë të ngjajshëm – ai thjesht duhet nga komuniteti.

Cila është gjuha programuese më e kërkuar në botë?

Figura 2) Python gjuha numër një më e kërkuar në botë

Nga figura e mësipërme shihet se Python është gjuha më e kërkuar në botë – ajo lë mbrapa Javascript-in (i cili poashtu është tejet i popullarizuar) me 7.9% përqind epërsi. Dhe kjo nuk është rastësi, përdorimi i madh i AI dhe Data Science ka krijuar nevoja të reja të cilat Python i plotëson më mirë se kushdo gjuhë programuese tjetër. Kjo statistikë do të duheshte që punë kërkuesit dhe njëashtu edhe kompanitë softuerike t’i vetdijësojë në aspektin e zhvillimit dhe avansimit – apo thënë ndryshe Python është e ardhmja e Kosovës dhe Rajonit.

Cila është gjuha të cilës i druheni më së shumti?

Druajtja në këtë rast i drejtohet aspekteve siç janë: mundësia e humbjes së popullaritet, zvogëlimit të kërkesës e kështu me rradhë. Sa i përket kësaj brenge statistikat tregojnë se Python-istët janë të liruar nga ky ankth.

Figura 3) Gjuha të cilës zhvilluesit softuerik i druhen më së shumti

Pra, programer/e i/e dashur këto janë tre indikatorët të cilat padyshim i japin zgjidhje pyetjes suaj se vallë kah duhet ta drejtoj karrierën time – dhe mos harro Python është zgjidhja.

Artikull i shkruar ekskluzivisht për TICK Education Center

Autori:  Ylber Veliu