TICK Logo
Banner

Si e zhvillon kodimi vetbesimin tek fëmijët?

Pa pune dhe këmbëngulje, është e vështirë që ndonjë projekt ose detyrë të përfundohet. Në fakt, ju mund të argumentoni se këmbëngulja është më e rëndësishme se talenti ose IQ!
Albert Einstein tha, “Nuk është se unë jam aq i zgjuar, është vetëm se unë qëndroj me problemin më gjatë”.

Ndërmjet procesit të përmirësimit dhe vendosmëris për të përfunduar një projekt, kodimi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushtruar këmbënguljen dhe kështu mund të zhvillojë elasticitetin (aftesit ripërtrirëse ose korrigjuese/përmirësuese). Fëmijët janë në një moshë kritike për të mësuar se si të ja dalin në raste të frustrimeve dhe sfidave – duke u dhënë atyre mundësin për të mësuar kodimin në moshë të re si një mjet për të zhvilluar këmbnguljen dhe elasticitetin, do t’i ndihmojë ata në çdo gjë që ata zgjedhin në të ardhmen.

Elasticiteti do të thotë se është në rregull të dështosh

Mësimi i kodimit është një mënyrë fantastike për të fituar aftësinë e butë të elasticitetit (ripertrirjes, qendrueshmerisë). Elasticiteti (ripërtrirja), aftësia për të tejkaluar ndryshimet ose fatkeqësitë, rrjedh nga të qenit në gjendje të vazhdoj dhe të shfaqë kurajo. Angela Duckworth, e cila përcaktoi konceptin e kurajos dhe e solli atë në jetë nëpërmjet studimeve psikologjike, përcakton kurajon si “pasion dhe këmbngulje për qëllime afatgjata”.
Edhe pse rëndësia e elasticitetit (ripertrirjes) dhe kurajos përgjithësisht ranë dakord, njerëzit debatojnë nëse këto janë aftësi që mund të “mësohen”. Me kodimin, elasticiteti nuk është një mësim i dhënë në një mjedis në klasë – është një nënprodukt natyror i procesit të të nxënit. Gjate procesit te kodimit, fëmijët mësojnë se dështimi është në rregull dhe kjo në fakt mund të shërbejë si një mundësi e të mësuarit!
 

Pëmirësimi është një mundësi e të mësuarit

Debugging (Permiresimi) është bazik për kodimin. Ndonjëherë duke shtuar një pikëpresje të harruar në kod zgjidh një gabim në egzekutimin e kodit, ose ndoshta riorganizimi i disa blloqeve bën që projekti të funksionoj pa probleme. Një studim i Patrick J. Casey nga Universiteti i Hartfordit bëri një hap të madhe, duke vërejtur se “shumë nga aftësitë e nevojshme për programim të suksesshëm janë të ngjashme me ato që kërkohen për zgjidhjen efektive të problemeve”.
Për shkak të grupeve të ngjashme të aftësive, Casey zbuloi se “programimi kompjuterik dhe veçanërisht veprimi i permiresimit siguron hapsirë për zhvillimin dhe praktikimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve në një mjedis që është në të njëjtën kohë argëtues dhe sfidues”. Është njohja e gabimeve dhe këmbëngulja për t’i zgjidhur ato që ndërton elasticitetin.   

Programuesit e rinj flasin për qëndrueshmërin

Koduesit e rinj janë të vetëdijshëm për nevojën për të zhvilluar dhe për të treguar qendrueshmeri. Herë pas here, nxënësit tanë tregojnë për kuptimin e qartë të kurajos dhe shprehin rëndësinë e këmbënguljes. Një kodues tha: “Asnjëherë mos u dorëzo! Edhe nëse diçka nuk funksionon, gjithmonë ekziston një zgjidhje tjetër që mund të bëni. Nëse diçka po ju duke vërtet vështirë, thjesht shkoni në diçka tjetër dhe kthehuni tek ajo. ”
 
Qëndrimi se çdo gjë është e mundur është një produkt i elasticitetit – elasticiteti u jep atyre vendosmërinë për të gjetur zgjidhjen e problemeve, dhe ndërton qëndrueshmëri të vazhdojn me projekte. Për koduesit tonë, elasticiteti është pjesë e rëndësishme e kodimit. Ata potencojnë: “Nëse diçka është gabim është kënaqësi për ne ta mësojmë, është sikur ta sfidosh veten. Nëse ka diçka që nuk shkon mirë, na bën më të vendosur ta rregullojm “. Elasticiteti është shoku më i mirë i programuesit në çdo hap të procesit.
  

Nuk ka asnjë mënyrë që edukatorët dhe prindërit të dinë se me cilat sfida do të ballafaqohen nxënësit dhe fëmijët e tyre. Duke u dhënë atyre mjete për të ndërtuar elasticitet është një mënyrë e shkëlqyer për t’i përgatitur ata për një karrierë dhe për jetën!