TICK Logo
Banner

Si mund të përmirësoj kodimi aftësitë e të shkruarit tek fëmijët.

Zhvillimi i shkathtësive të mira të shkrimit sidomos kur shoqërohet me aftësi teknike si kodimi garanton suksesin e fëmijës suaj në shkollë dhe më gjerë. Por a e dini se shkrimi dhe kodimi në fakt janë të ndërlidhura me njëra tjetrën? Kur mësojnë të kodojnë dhe krijojnë projekte dixhitale, fëmijët fitojnë aftësi që përmirësojnë shkrimin e tyre dhe ata argëtohen në këtë proces.

Kodimi është një medium i ri për tregimin imagjinal

Mjetet e shkrimtarit për të treguar një histori përfshijnë fjalë dhe fjali. Koduesit kanë qasje në një medium më të hapur, duke përfshirë fotografi, tinguj dhe animacione përveç fjalëve. Madje fleksibiliteti i programimit u lejon fëmijëve të bëjnë projektet e tyre bazuar në reagimin e audiencës.
“Më pëlqen shumë të krijoj histori, të shkruaj – kështu që mendova nëse mund ta kodoja dhe të bëja foto, do të ishte edhe më mirë” – thonë nxënësit
Shkrimi i një skenari në një lojë të bazuar në histori i detyron fëmijët të mendojnë përmes hollësive dhe rrjedhës të sakta se si veprojnë përsonazhet e tyre. Ato nuk mund të jenë të paqarta – ata duhet të analizojnë idetë e tyre, një aftësi e rëndësishme që praktikohet.

Kodimi Redukton Sindromin e “Blank Page”

Krijimi i një loje të bazuar në histori kërkon një ritëm narrativ, ngjarje bindëse, dialog të vazhdueshëm dhe një kuptim të audiencës. Shkurtimisht, ajo kërkon të njëjtat aftësi që disa fëmijë luftojnë kur mësuesi i tyre në gjuhën angleze ju jep një detyrë kreative të shkrimit.
Dallimi është se fillimi në një fletë të bardhë shpesh ngjall panik, por programimi ofron pika të shumëfishta fillestare.
Kur ata kodojnë, fëmijët fillojnë me një karakter, pastaj eksperimentojnë me dialog, lëvizje dhe ndërveprime. Ata ndërtojnë aty duke shtuar aktorë, skena dhe ndërveprime të tjera. Programi fillon në pikën e interesit të fëmijës dhe zhvillohet në një produkt përfundimtar nëpërmjet një procesi eksperimentimi dhe përsëritje. Kur kodon, nuk ka “faqe të zbrazët”, vetëm probleme të veçanta që duhen zgjidhur.

Kodimi mëson vlerën e bashkërendimit

Kur fëmijët fillojnë të kodojnë, i nevojiten pesë rreshta të kodit për të programuar një karakter për të lëvizur nëpër ekran. Përderisa mësojnë më shumë koncepte programimi, si strukturat e përsëritjes dhe deklarata të kushtëzuara, ata mund ta thjeshtojnë kodin në dy rreshta. Fëmijët mësojnë se qëllimi i kodimit ose i shkrimit është që të shfrytëzojnë mjetet në dispozicion të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për të shprehur idetë në mënyrë efikase dhe të drejtpërdrejtë.

Kodimi mëson planifikimin dhe organizimin

Programimi dhe shkrimi ndjekin një proces të ngjashëm. Kur fëmijët fillojnë një projekt kodimi, ata planifikojnë funksionet e ndryshme që ata kanë nevojë dhe se si këto funksione do të punojnë së bashku për ta bërë punën e projektit. Po kështu, për të shkruar një ese, ata duhet të organizojnë idetë e tyre në paragrafë dhe të kuptojnë se si paragrafët përshtaten së bashku.
Kodimi ndihmon në zhvillimin e aftësive organizative të nevojshme për shkrim të mirë. Studentët inkurajohen që të planifikojnë detyrat e tyre me shkrim duke e ndarë temën e tyre, duke përzgjedhur përmbajtjen që u nevojitet dhe duke rënditur pikat e tyre në një mënyrë korrekte. Disa nga të njëjtat aftësi janë të nevojshme kur planifikohet një video lojë. Sa më rigoroz që ata të jenë kur ndajnë një problem të madh në komponente dhe organizojnë detyra, aq më të suksesshme do të jenë.

Natyra interaktive e programimit i bën lëndët sfiduese më të arritshme. Nëse fëmija juaj do të shkruajë ose ka nevojë për pak ndihmë, kodimi është një aktivitet i këndshëm që do të plotësojë mësimin tyre.

TICK Education Center u mëson fëmijëve bazat e kodimit përmes lojërave interaktive, puzzles, dhe mësimit praktik. Këto njohuri ju mundësojnë që të programojnë me lehtësi tregimet dhe lojrat interaktive dhe t’i sjellin idetë e tyre në jetë.