TICK Logo
Banner

Si të bëni produktive kohen para paisjeve kopjuterike për fëmijët tuaj

Nëse jeni të shqetësuar për kohën që fëmijët tuaj kalojnë para ekranit kompjuterik, ju nuk jeni të vetëm. Miliona prindër shqetësohen se fëmijët kalojnë shumë kohë duke përdorur paisjet elektronike- sipas BBC, një fëmijë shpenzon mesatarisht mbi 6 orë çdo ditë para ekraneve kompjuterike.
Një sekret i vogël: Kohën e kaluar para ekranit kopmujterik mund ta shfrytëzjonë në aktivitete që mund t’ju ndihmojë atyre të zgjerojnë njohurit e tyre, të zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe të rrisin kreativitetin. Si? Duke shfrytëzuar kohën para ekranit me aktivitete ngritëse dhe argëtuese për mësimin e programimit.

Mësim dhe argëtim

Shfrytezimi i kohes para ekranit nuk do të thotë ti lejoni fëmijët tuaj të luajn vetëm lojëra strikte arsimore. Ata nuk kanë nevojë të nxjerrin fakte matematikore ose të mësojnë historinë – çelësi është gjetja e mënyrave për t’i angazhuar ata në të menduar duke zgjidhur probleme dhe duke krijuar gjëra të reja. Le ta zbulojnë se mësimi është zbavitës!
Mundohuni të shkëmbeni lojëra të thjeshta, ku ata kanë mundësin të jenë kreativ si lojërat që përfshijnë zgjidhjen e mistereve apo puzzles, dhe kodimin! Inkurajoni fëmijët tuaj që të gjejnë frymëzim në botën rreth tyre kur bëjnë art në paisjet e tyre kompjuterike. Kur fëmijët tuaj kërkojnë një lojë për të luajtur, ndihmoni ata të gjejnë një lojë që përdor aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
Përderisa fëmijët mësojnë të kodojnë, sugjerojuni atyre të rikrijojnë lojërat e tyre të preferuara ose sfidojni që të kodojnë skenën e filmit të preferuar. Prindërit thonë se fëmijët e tyre gjatë kodimit i përdorin aftësitë që ju pëlqen t’i shohin atë duke i zbatuar si muzikën, artin dhe matematikën”.
Provoni t’i angazhoni fëmijët tuaj në programin të lidhur me lodra si dronë ose robotë. Këto aktivitete janë jashtëzakonisht të njohura për arsye të mirë – fëmijët fillojm t’i përdorin paisjet kompjuterike për të krijuar, pastaj shohin efektet fizike të punës së tyre të madhe dhe krijimtarisë në kohë reale. Është argëtuese, sigurisht, por gjithashtu ofron një mundësi të shkëlqyeshëm për mësim!
 

Dallimi midis lojës dhe krijimit

Ne të gjithë duam të kalojmë kohë para ekraneve kompjuterike- mediat sociale janë për ju ashtu siq është lojëra për fëmijët – por fëmijët kanë një aftësi të madhe për të mësuar dhe krijuar që duhet të eksplorohet dhe investohet në të!
Kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që fëmijët tuaj mund të zhvillojnë – në fakt, kreaiviteti eshte çelesi i suksesit për të ardhmen.
Një metodë e mirë për të shfrytëzuar kohën fëmijët para ekranit është gjetja e mënyrave për t’u fokusuar në “krijimin” e jo thjesht “luajtjen e lojës”. Kur fëmijët luajnë, ndjekin shtigjet e paracaktuara. Kur ata krijojne, fëmijët hapin ato shtigje.
Ja një shembull: fëmija juaj po luan një lojë, duke klikuar dhe zvarritur, duke ndjekur një rrugë të paracaktuar. Ai është duke u argëtuar dhe duke u çlodhur, por nuk është angazhuar aq sa ai mundet ose duhet të jetë.
Kur angazhohen në ndërtimin e lojërave, ata ndërveprojnë me platformën në një mënyrë të re. Ata argëtohen nga perspektiva e një sfide, dhe shtyn veten për të mësuar gjëra të reja në mënyrë që krijojnë atë që dëshirojn ta realizojnë.
Prindërit që i kanë fëmijët e tyre të angazhuar në programim kanë thënë: ”Aktiviteti i kodimit është diçka që fëmijët mund ta bëjën duke qenë me të vërtetë produktiv. Ka një ndryshim në mes pasivitetit vetëm duke shikuar diçka dhe angazhimit aktiv në të”.
 

Investim për të ardhmen

Duke krijuar mundësi që fëmijët tuaj të mësojnë gjatë kohës që ata kalojnë në paisjet elektronike, ju i ndihmoni ata të krijojnë aftësi të mira. Ndërsa fillojnë të zbulojnë magjinë e krijimit, fëmijët mund të zhvillojnë edhe aftësitë e tyre për të bërë gjera reale, pra për ta zbatuar atë që mësojnë.
Shuaj shqetësimet tua për kohën që fëmija juaj e kalon para paisjeve kompjuterike duke shfrytëzuar atë kohë për të mësuar. Fëmijët avancohen kur ata sfidohen dhe ata duan të krijojnë.
Planprogrami i trajnimeve në Tick ju ndihmon fëmijëve tuaj të qëndrojnë të angazhuar dhe të mësojnë përderisa ata ndërtojnë aftësi për të ardhmen!