TICK Logo

Rreth Nesh

TICK – Training Institute Center of Kosova është kompani e themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, me fokus në ofrimin e trajnimeve profesionale në Teknologjinë Informative. TICK është vazhdimësi PROBIT Education, duke zgjeruar programet e trajnimeve dhe aktivitete tjera për aftësim profesional ne fushën e teknologjisë informative.

Qëllimi kryesor i TICK mbetet mbështetja e nxënësve, studentëve, profesionisteve apo edhe bizneseve ngritjen e njohurive te TI-se përmes programeve te detajuara te trajnimeve te cilat vazhdimisht azhurnohen me zhvillimet e reja teknologjike.

Programet tona janë kombinuara me situata praktike te projekteve reale gjithmonë duke futur ne funksion konceptet e nevojshme teorike.

Trajnimet e tona do te ndihmojnë kandidatet te pajisen me njohuri qe institucionet shkollore ne vendin tone dështojnë ti ofrojnë.

Shërbimet tona kryesore përfshijnë trajnimet profesionale, trajnime për mosha te reja, trajnime specifike, trajnime te shkurta, artikuj dhe tutoriale, teste / kuize dhe seminare të ndryshme. Ne jemi te përkushtuar në ofrimin e programeve kualitative duke përzgjedhur trajnerët më të mire. Të gjithë trajnerët tanë janë te kualifikuar dhe kane përvojë relevante ne industri qe është ne linje me programet ku janë te angazhuar.

Vizioni dhe mision i yni mbetet qe te jemi lider ne zhvillimin profesional te gjeneratave te ardhshme përmes trajnimeve gjithëpërfshirëse dhe kualitative.