TICK Logo
Banner

Zhvillimi i Java aplikacioneve në Eclipse – Pjesa I

Hyrje

Në ditët e sotme ekzistojnë vegla  të ndryshme që zhvilluesit përdorin për zhvillimin e aplikacioneve. Veglat e specializuara për zhvillim zakonisht njihen më emrin IDE që është shkurtesë për “Integrated Development Environment”. Disa nga IDE-te më  të popullarizuara për Java jane Eclipse, Netbeans, IntelliJ IDEA etj. Në këtë artikull do  të ndalemi shkurtimisht në Eclipse.

Eclipse është pa dyshim nder IDE-te më  të popullarizuara për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Edhe pse përkrah zhvillimin e aplikacioneve në gjuhe  të ndryshme, më së shpeshti përdoret për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Eclipse ofron kornizën punuese dhe arkitekturën e shtojcave (plugins) për zgjerim dhe përshtatje. Eclipse është i shkruar në Java dhe mund  të ekzekutohet në Windows, Linux, Mac OS X dhe Solaris.

Shkarkimi dhe instalimi

Para së  të instaloni Eclipse, ju duhet  të siguroheni që keni  të instaluar JDK (Java Development Kit) ose JRE (Java Runtime Environement). Normalisht për ju si zhvillues rekomandohet instalimi i JDK pasi që ju mundëson qasje në dokumentacionin dhe kodin burimor  të klasave standarde  të Java.

Shkarkimi

  1. Vizitoni faqen për shkarkim të Eclipse.
  2. Zgjidhni pakon e përshtatshme për ju varësisht nga sistemi operativ. Në faqen e zakonshme të shkarkimit e gjeni versionin aktual  të Eclipse si pako instaluese.

Nëse kjo nuk ju përshtatet atëherë mund vizitoni faqen Download Packages ku ju mund  të zgjidhni versionin e përshtatshëm varësisht edhe nga sistemi operativ si pako e kompresuar.

  1. Varësisht nga varianti i zgjedhur për shkarkim
    • 1. Nëse keni zgjedhur shkarkimin nga faqja e pare, atëherë do të udhëhiqeni nga instaluesi i Eclipse

Nga dialogu në vijim, zgjidhni “Eclipse IDE for Java Developers”

Në vijim zgjidhni lokacionin ku dëshironi ta instaloni

Pranoni kushtet mbi marrëveshjen më shfrytëzuesin nga dritarja  të cilën nuk e kemi paraqitur në këtë manual, pas  të cilit do  të vazhdoj instalimi si më poshtë

 

  • 2. Në rast së keni zgjedhur opsionin Download Packages atëherë duhet të zgjidhni sistemin operativ e pastaj tek “Eclipse IDE for Java Developers” zgjidhni arkitekturen x86 ose x64.

Në këtë variant do  të shkarkohet një pakoja e kompresuar (.zip). Kete pako ju mjafton që ta ekstraktoni në lokacionin ku dëshironi ta keni Eclipse dhe nuk nevojitet ndonjë hap shtese.

 

 

Për lehtësim të punës, krijoni një short-cut  të ikonës së Eclipse në Desktop. Në direktoriumin ku është ekstraktuar, shtyp më tastin e djathte mbi eclipse.exe dhe pastaj nga menyja zgjidh “Send to Desktop”

Nje pasqyre e shkurter mbi Eclipse

Posa ta startoni Eclipse, paraqitet dritarja për përzgjedhjen e lokacionit për hapësirën punuese (workspace).  Në një hapësirë punuese mund  të ruhen shume projekte. Ju mund  të ndryshoni hapesiren punuese duke kërkuar më “Browse” apo edhe  të zgjidhni “Use this as the default…” ashtu që herën tjetër nuk do  të paraqitet ky dialog.

Pasi keni përzgjedhur hapësirën punuese Eciplse do  të startoj dhe paraqitet edhe dritarja që ju uron mirëseardhje.

Për  të vazhduar punën, ju mund ta mbyllni dritaren “Welcome” e cila nuk do  të paraqitet herën tjetër sido që  të jete ju mund ta hapni atë

 

Në pamjen më poshtë kemi nënvizuar disa prej seksioneve  të rëndësishme në dritaren e cila shfaqet për  të pare dhe hapësira punuese (workspace) është boshe.

Perspektiva e eclipse, ndryshon varesisht nga natyra e punes, dhe posa starton “Java Perspective”.  Ekzistojne edhe perspektiva tjera,  të cilat mund  të caktohen gjate punes tone.

 

Duhet  të përmendim që Eclpse përkrahe përshtatjen e organizimit  të UI në mënyra  të ndryshme duke i dhënë mundësinë shfrytëzuesit për  të konfiguruar çdo seksion. Disa seksione mund  të largohen apo mund  të shtohen seksione tjera, mirëpo gjithmone ka mundësi që pamja  të kthehet në vlera fillestare.

Opsionet për krijimin e projektit, ekzekutimin dhe debug-imin janë  të qasshme përmes menyve mirëpo edhe përmes shiritit  të veglave.

Aplikacioni i pare

Krijimi i projektit

  1. Nga menyja zgjidhni File, New, Java Project. Të njëjtën mund ta arrinin edhe nga shiriti i veglave (Toolbar)
  1. Në dialogun për projektin e ri, plotësojeni emrin e projektit dhe shtypni Finish.
  2. Projekti i posa krijuar duket si në foton më poshtë. Direktoriumi src paraqet vendin ku do të ruajmë kodin burimore  të projektit tone. Gjithashtu vërejmë edhe referencimin e JRE-se që eclipse e bene automatikisht. Në këtë pjese do  të paraqiteshin edhe libraritë tjera.

         

Kodimi i aplikacionit

  1. Krijoni klasën më emrin KlasaEPare, përmes njërit nga opsionet më poshtë
    1. Mbi direktoriumin src, kliko më tastin e djathte, e pastaj New, Class

 

  1. Në shiritin e veglave kliko ikonen e nënvizuar si në foton më poshtë

 

  1. Në dialogun për klasën e re, vendos emrin e klasës dhe shtyp “Finish”. Nëse dëshironi që klasa të këtë metodën main, atëherë zgjidhni opsionin si në figurën më poshtë.

  2. Pasi shtypni Finish, klasa e krijuar do të shfaqet si më poshtë

  3. Plotësojeni kodin e klasës KlasaEPare si më poshtë. Në metodën main e krijojmë një varg me numra të plotë që paraqesin notat. Fillimisht  e afishojmë përmbajtjen e vargut notat në daljen standarde e pastaj përmes metodës kalkuloMesataren(…) e llogaritim notën mesatare  të cilën krejt në fund e afishojmë.

 

public class KlasaEPare {
       public static void main(String[] args) {

             int [] notat = {10,8,7,9,10};
            
             System.out.println("Notat jane:");
             for (int i = 0; i < notat.length; i++) {
                    System.out.print(notat[i]+" ");
             }

             System.out.println();

             double mesatarja = kalkuloMesataren(notat);  
             System.out.println("Mesatarja: "+mesatarja);
       }

       public static double kalkuloMesataren(int[] notat) {
             double shuma = 0.0;
             for (int i = 0; i < notat.length; i++) {
                    shuma+=notat[i];
             }
             return shuma/notat.length;
       }
}


Ekzekutimi
 

  1. Për të ekzekutuar shembullin, shtypin ikonën e nënvizuar si më poshtë. Kjo bene që  të thirret klasa e caktuar për ekzekutim e cila automatikisht konfigurohet që do  të përdoret sa herë që  të ekzekutohet projekti.

Ka mundësi që një projekt mund  të përmbajë më shume së një klase që ka metodën main. Në këtë rast mund  të zgjedhim klasën e caktuar dhe më tastin e djathte që shtypim “Run As”, “Java Application”

Të njëjtën mund ta arrijmë edhe nëse mbi kod burimor shtypim tastin e djathte e pastaj “Run As”, “Java Application”

  1. Pasi ekzekutojmë aplikacion rezultati shfaqet në konzole

  2. Për çdo projekt mund të krijohen apo përshtatën konfigurimet e ekzekutimeve sipas nevojës. Kjo behet duke klikuar mbi projekt më tastin e djathte e pastaj “Run As”, “Run Configurations”. Nga dialogu më poshtë, kurdo mund  të ndryshohet klasa e cila thirret kur ekzekutojmë projektin.

 

Debug-imi

Debug-imi mundëson ekzekutimin e programeve në Java dhe njëkohësisht duke pare vlerat e variablave gjate kohës së ekzekutimit. Debugimi mund  të shihet si një incizim i ngadalësuar i ekzekutimit  të programit.

Për  të filluar debug-imin duhet  të vendosni një ‘breakpoint’. Kudo që haset një ‘break-point’ ekzekutimi do  të ndalet dhe ju do  të jeni në gjendje  të shikoni vlerat e variablave apo edhe  të ndryshoni ato.  Me fillimin e debug-imit automatikisht ju do  të pyeteni nëse dëshironi  të vazhdoni më perspektiven e “Debug”-imit e cila ndryshon pamjen e Eclipse-it duke ofruar një organizim më  të përshtatshëm për debugim, si mund  të shihet pamja më poshtë

 

  1. Në klasën KlasaEPare vendosni një ‘breakpoint’ duke klikuar më tastin e djathtë të miut në rreshtin e caktuar, dhe pastaj ‘Toggle Breakpoint’. Të njëjtën mund ta arrijmë edhe duke klikuar dy herë në  të njëjtin vend (shih shigjeta më poshtë).

  2. Në figurën më poshtë mund të shihni dy ‘breakpoint’  të vendosur në klasën tonë

  3. Për të filluar debug-imin, duhet që mbi aplikacionin që dëshironi ta debug-oni,  të klikoni më tastin e djathte dhe  të zgjidhni “Debug As”, “Java Application” apo edhe duke klikuar në butonin për debug që gjendet në shiritin e veglave

           

 

 

 

 

 

 

 

  1. Pasi të lëshoni debugimin, nëse keni zgjedhur që  të përdoret perspektiva e debug-imit, ekzekutimi do  të ndalet në ‘breakpoint’-in e pare, siç mund  të vëreni në figurën më poshtë. Rreshti ku është ndalur ekzekutimi është i hijezuar më ngjyre  të gjelbër dhe ekzekutimi nuk do  të vazhdoj pa dhënë urdhrin për një gjë  të tille.
  2. Jenë 3 ‘short-codes’ shume të rëndësishme për debug që duhet  të mbani në mend (normalisht edhe tjerat duhet ti hulumtoni).
    1. F5 – e vazhdon ekzekutimin një hap para. Nëse hapi i ardhshëm është metode, atëherë debugger-i do të kaloj kah metoda në fjale
    2. F6 – sikur F5 vetëm së nëse kemi të bëjmë më metode debugg-eri nuk kalon kah metoda mirëpo vazhdon rreshtin tjetër.
    3. F8 – e vazhdon ekzekutimin deri në ‘breakpoint’-in e ardhshëm
  3. Në shembullin tone, pasi kemi lëshuar debug-imin si në hapin 4, shtypim F6 dhe ekzekutimi kalon në rreshtin 7 e gjithashtu urdhri paraprak ekzekutohet dhe mund ta vërejmë daljen në ‘Console’.
  4. Pasi kemi shtypur disa herë F6 (13 here), pamja do të duket si më poshtë
  5. Normalisht në çdo hap mund të shikojmë përmbajtjen e variablave, në rastin tone vargut notat
  6. Tani nëse shtypim F5, debugg-eri do të kaloj kah metoda kalkuloMesataren
  7. Me vazhdimin e ekzekutimit (F6) disa herë vërejmë që edhe pamja e variabla ndryshon
  8. Siç përmendem më herët, vlerat e variablave gjate debug-imit mund ti ndryshoni
  9. Në fund nëse vendosim që të vazhdojmë ekzekutimin, atëherë shtypim F8
  10. Pasi përfundon debug-imi normalisht që Perspektiva e debug-ut nuk ju duhet më dhe më siguri jeni të interesuar  të ktheheni në perspektiven normale “Java Perspective”. Këtë e bëni duke klikuar butonin e perspektives si në foton më poshtë

 

Disa kode  të shkurta (CTRL + ???)

Pervec kodeve  të shkurta standarde (CRTL+S për ruajtje, CTR+C për kopjim, CTRL+V për ngjitje (paste), është shume efektiv edhe perdorimi kodevete  të shkurta tjera që eclipse ofron.

 

CTRL+F11 E ekzekuton aplikacionin e fundit  të ekzekutuar
F11 E ekzekuton aplikacionin e fundit në modin debug
CTRL+SHIFT+F Formaton kodin burimor
CTRL+D E fshinë rreshtin aktual
CTRL+F E hape dialogun për kërkim
CTRL+SHIFT+O Organizon urdhrat import në kodin burimor duke shtuar ato që mungojnë apo duke larguar ato që nuk janë përdorur
CTRL+SPACE Hape asistentin për kompletim  të kodit

 

Në Eclipse ka mundësi  të përdorën e mostra (Templates)  të kodit në kombinim më kodin e shkurte CTRL+SPACE.

p.sh. Në editor kodi

brenda një metode shkruani  “sysout” e pastaj CTRL+SPACE dhe do  të fitoni një

System.out.println();

 

brenda një klase shkruani “main” e pastaj CTRL+SPACE, pasi hapet kontekst menyja

shtyp enter dhe do  të fitoni metodën main

           

            brenda një metode shkruani “foreach” e pastaj CTRL+SPACE, pasi hapet kontekst

menyja shtyp enter dhe do  të fitoni një urdhër for  të avancuar

 

Ka një numër  të konsiderueshëm  të mostrave  të kodit që mund  të përdorni apo edhe krijoni tuat. Për  të pare listen komplete  të mostrave  të kodit shkoni në menynë “Window”, “Preferences”, e pastaj “Java”, ”Editor”, “Templates”.

Numri i kodeve  të shkurta është shume i madh në Eclipse. Këtu përmendëm vetëm disa prej tyre.

 

Ky artikull ishte një hyrje në përdorimin e Eclipse për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Në artikullin e ardhshëm do  të mësojmë diçka edhe më interesante.