TICK Logo

Studenti Fatlum Berisha përfundoi plan programin Java & Android Development, tash punon si Software Developer në Wiso Tech

Fatlum Berisha ishte pjesë e shkollës tonë që u organizua në Qershor – Tetor 2017. Në kuadër të plan programit Java dhe Android Development ai përfundoi 4 trajnime të lidhura me Java dhe 1 për Android:

  1. Java Basics
  2. Java OOP
  3. MySQL Development
  4. Java & MySQL – Kodimi i një projekti real
  5. Android Development

Gjatë kohës sa ishte në shkollë ai trego dedikim të madh dhe me punë të madhe ai arriti të mësoj mirë të gjitha pjesët e shpjeguara nga profesionistët tanë.
Puna që u bë së bashku(trajnerëve tanë dhe Fatlumit) ishin të mjaftueshme që ai të aftësohej për të filluar punë praktike në disa kompani të njohura në Kosovë dhe tash ai është punësuar në kompanin Wiso Tech si Software Developer.

Fatlumi tash është pjesë e pjesë e ekipit të zhvillimit dhe po punon në projekte reale që kompania ka, fatin e tij për hyrje në praktikë në kompanitë të ndryshme e pretë çdo studentë i cili përfundon me sukses trajnimet në fusha të ndryshme në shkollën tonë TICK.