TICK Logo

Studenti i shkollës verore në WEB, Doni Demolli fillon praktiken si WEB Developer në PROBIT

Doni Demolli është pjesë e shkollës verore 2018 të mbajtur në TICK Education Center që u organizua në Qershor – Tetor 2018. Në kuadër të shkollës ai përfundoi 6 trajnime të lidhura me WEB:

  1. PhotoShop & Web Design
  2. Web Development I(HTML, CSS, JavaScript)
  3. Web Development II(PHP & MySQL)
  4. Kodimi i Projektit SMP
  5. Web Intermediate(Bootstrap, MySQL, PHP OOP) + Kodimi i një projekti real – Gallery
  6. WordPress

Mësimet dhe punët e bëra gjatë këtyre trajnimeve për Donin ishin të mjaftueshme që ai të aftësohej për të filluar punë praktike me pagesë në PROBIT, si WEB Developer.

Doni është pjesë e ekipit të zhvillimit dhe po punon në një projekt – mini financa në PROBIT, fatin e Donit për hyrje në praktikë në kompani të ndryshme e pretë çdo studentë i cili përfundon me sukses trajnimet në fusha të ndryshme në shkollën tonë TICK.