TICK Logo

Studenti nga pakoja WEB, Ragip Gjinovci fillon punën si WEB Developer në Head

Pas ndjekjes së Pako Profesionale – WEB Development të mbajtur në shkollën tonë, studenti Ragip Gjinovci është pranuar në punë si Web Developer në njërën nga kompanitë më profesionale në Kosovë, Head në Prishtinë.

Ragipi ishte njëri nga studentët më të mirë të grupit, ai në të gjitha trajnimet mësonte më shumë se sa ishte e paraparë në planprogram. Andaj mundi i tij edhe u shpagua, fillmisht duke iu ofruar një praktikë si Web Developer në kompaninë Probit, e më pas gjeti angazhim duke u punësuar në kompaninë Head.

Ai tashmë është bërë pjesë e ekipit të zhvillimit që punon në projekte të ndryshme reale të kompanisë, udhëheqësi dhe kolegët  e së cilës janë shumë të kënaqur me njohuritë, angazhimin dhe përkushtimin e Ragipit në punë.

Në kuadër të shkollës ai përfundoi 9 trajnime të lidhura me WEB:

  1. PhotoShop & Web Design
  2. Web Development I(HTML, CSS, JavaScript)
  3. Web Development II(PHP & MySQL)
  4. Kodimi i Projektit SMP
  5. Source Version Control – GitHub
  6. Bootstrap
  7. WordPress
  8. Web Intermediate(OOP PHP & MySQL, PHP OOP) + Kodimi i një projekti real – Gallery
  9. OOP PHP & Laravel

http://www.tick-ks.com/en/pako-profesionale-web-development/

Fatin e tij për hyrje në praktikë në kompani të ndryshme e pret çdo student i cili përfundon me sukses trajnimet në fusha të ndryshme në shkollën tonë.