TICK Logo

Web Development IV – PHP OOP

Hyrje

Ky trajnim është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë konceptet e Programimit te Orientuar në Objekte bazuar në PHP (OOP). Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të OOP në PHP si dhe disa nga principet më themelore të dizajnit. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në programim në PHP dhe MySQL(preferohet të kenë të përfunduar trajnimin Bazat e Programimit në WEB) dhe Bootstrap.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione të bazuara në OOP në mënyrë të pavarur. Studentet do të jenë në gjendje të aplikojnë enkapsulimin, inheritancën, polimorfizmin, klasat abstrakte, interfejsët, principe të dizajnit, etj. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për ueb.

  1. Hyrje në OOP
  2. Klasat dhe Objektet
  3. Trshegemia & Enkapsulimi
  4. Interfejsat & Polimorfizmi
  5. Metodat Magjike
  6. Klasat Abstrakte
  7. Principet e Dizajnit
  8. Praktika – Kodimi i projektit

Informat për trajnimin

Trajner : Msc. Burim Avdiu.
Kohëzgjatja e trajnimit : 30 orë
Çmimi 130 Euro – 15% për studentë(99 Euro)