TICK Logo

Web Development V – Laravel

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë kodimin e aplikacioneve duke përdorur framework-in Laravel. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë fundamentale të Laravelit. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në programim në PHP dhe programin e orientuar në objekte(preferohet të kenë të përfunduar kursin Bazat e Programimit në WEB dhe Web Development IV – PHP OOP).

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione duke përdorur Laravel në mënyrë të pavarur. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për ueb.

 

  1. Rishikim i koncepteve në OOP
  2. Paterna MVC
  3. Hyrje në Laravel
  4. Menaxhimi i varësive
  5. Linjat (Routes)
  6. Pamjet (View)
  7. Kontrollerët (Controller)
  8. Modelet (Model)
  9. Praktika – Customer Manager App (Aplikacion për menaxhimin e konsumatorëve)
Së shpejti

Informat për trajnimin

Trajner : Bsc. Ylber Veliu.
Kohëzgjatja e trajnimit : 40 orë
Çmimi 170 Euro – 10% për studentë(150 Euro)