TICK Logo

Web Design & Development I

Hyrje

Ky trajnim është dizajnuar për fëmijët të cilët kanë dëshirë teknologjinë informative dhe që dëshirojnë që përvojën e tyre në zhvillim të softuerit ta pasurojnë më tutje dhe të realizojnë idetë e tyre përmes kodimit të web faqeve.
Nxënësit këtu njihen me HTML si zgjidhje për paraqitjen e përmbajtjes dhe struktures se një faqeje interneti, stilizimin e tyre duke përdorur CSS pastaj do të mësojnë konceptet bazike të JavaScript strukturat me përsëritje, ngjarjet, funksionet dhe kushtet, gjithashtu njihen me teknika të ndryshme të zgjidhjes së problemeve.

Në fund të secilës pjesë do të programohet një aplikacion dhe do të praktikohet gjithçka që është përfshirë në ligjërata. Këtu, inkurajohen të planifikojnë, ndërtojnë, rishikojnë dhe prezantojnë projektet e tyre.

Pre-rekuizitat

Për të ndjekur këtë trajnim nxënësit nuk duhet të kenë njohuri paraprake. Përparësi kanë nxënësit që kanë pasion kompjuterin.
Mosha e preferuar 12-16 vite.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të këtij trajnimi  studenti do të jetë në gjendje të kuptoj elementet bazë të programimit në web dhe të jetë në gjendje të filloj me programim të web aplikacioneve të thjeshta.

  1. Hyrje në Web
  2. HTML Bazike
  3. CSS Bazike
  4. Projekt – Krijimi i një web faqe me HTML dhe CSS
  5. JavaScript Bazike
  6. Projekt – Aplikime të koncepteve të JavaScript në Projekt praktik
  1. HTML bazike
    • Hyrje në HTML
      • Çfarë është HTML?
    • HTML Paragrafi
    • Headings(titujt) në HTML
    • Listat
      • Listat e renditura
      • Listat e parenditura
    • Imagazhet në HTML
      • Burimi i imazhit dhe teksti alternativ
    • Tabelat në HTML
    • Formatizimi i kodit në HTML
      • Hapsirat e bardhë
      • Indentation
      • Komentimi
    • Linqet
      • Përdorimi I linqeve
    • Paraqitja e elementeve
    • Forms, Iframes
  2. CSS bazike
    • Hyrje në CSS
    • Grupet e rregullave në CSS
      • Selektori
      • Rregulla CSS
    • Lloji i thirrjes për CSS
      • CSS i Jashtëm
      • CSS i Brendshëm
      • CSS në tag
    • Stilet e tekstit
    • Elementi Body
    • Stilet e struktures
    • Klasat, Id e CSS
    • CSS&HTML web layout
    • Box Model
  3. Projekt – Krijimi i një web faqe me HTML dhe CSS
  4. JavaScript bazike
      • Çfarë është JavaScript?
      • Përdorimi i JavaScript-ës
      • Sintaksa e JavaScript
    • JavaScript Output
      • Përdorimi i innerHTML
      • Përdorimi i document.write()
      • Përdorimi i window.alert()
      • Përdorimi i console.log()
    • Variablat në JavaScript
      • Tekst dhe variablat së bashku
      • Shprehje me Variablat
      • Ri-përcaktimi i vlerës së variablës
    • Operatorët në JavaScript
      • Përparësia e operatoreve
      • Operatorët Aritmetik
      • Operatorët e krahasimit
      • Operatorët e logjikë
      • Shprehjet Boolean të përbërë
    • Strukturat e Kontrollit
      • if, if-else, if-else-if
    • Strukturat e përsëritjes
      • while loop
      • for loop
    • Vargjet
      • Krijimi i vargjeve
      • Përdorimi i vargjeve
    • Funksionet
  5. Projekt – Aplikime të koncepteve të JavaScript në Projekt praktik

Informata për trajnimin

– Çmimi 35 Euro për muaj
– Trajneri: Egzona Maloku.