Zhvillimi i Java aplikacioneve në Eclipse – Pjesa I
Hyrje
Në ditët e sotme ekzistojnë vegla të ndryshme që zhvilluesit përdorin për zhvillimin e aplikacioneve. Veglat e specializuara për zhvillim zakonisht njihen më emrin IDE që është shkurtesë për “Integrated Development Environment”. Disa nga IDE-te më të popullarizuara për Java jane Eclipse, Netbeans, IntelliJ IDEA etj. Në këtë artikull do të ndalemi shkurtimisht në Eclipse.
Eclipse është pa dyshim nder IDE-te më të popullarizuara për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Edhe pse përkrah zhvillimin e aplikacioneve në gjuhe të ndryshme, më së shpeshti përdoret për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Eclipse ofron kornizën punuese dhe arkitekturën e shtojcave (plugins) për zgjerim dhe përshtatje. Eclipse është i shkruar në Java dhe mund të ekzekutohet në Windows, Linux, Mac OS X dhe Solaris.
Shkarkimi dhe instalimi
Para së të instaloni Eclipse, ju duhet të siguroheni që keni të instaluar JDK (Java Development Kit) ose JRE (Java Runtime Environement). Normalisht për ju si zhvillues rekomandohet instalimi i JDK pasi që ju mundëson qasje në dokumentacionin dhe kodin burimor të klasave standarde të Java.
Shkarkimi
- Vizitoni faqen për shkarkim të Eclipse.
- Zgjidhni pakon e përshtatshme për ju varësisht nga sistemi operativ. Në faqen e zakonshme të shkarkimit e gjeni versionin aktual të Eclipse si pako instaluese.
Nëse kjo nuk ju përshtatet atëherë mund vizitoni faqen Download Packages ku ju mund të zgjidhni versionin e përshtatshëm varësisht edhe nga sistemi operativ si pako e kompresuar.
- Varësisht nga varianti i zgjedhur për shkarkim
- 1. Nëse keni zgjedhur shkarkimin nga faqja e pare, atëherë do të udhëhiqeni nga instaluesi i Eclipse
- 1. Nëse keni zgjedhur shkarkimin nga faqja e pare, atëherë do të udhëhiqeni nga instaluesi i Eclipse
Nga dialogu në vijim, zgjidhni “Eclipse IDE for Java Developers”
Në vijim zgjidhni lokacionin ku dëshironi ta instaloni
Pranoni kushtet mbi marrëveshjen më shfrytëzuesin nga dritarja të cilën nuk e kemi paraqitur në këtë manual, pas të cilit do të vazhdoj instalimi si më poshtë
- 2. Në rast së keni zgjedhur opsionin Download Packages atëherë duhet të zgjidhni sistemin operativ e pastaj tek “Eclipse IDE for Java Developers” zgjidhni arkitekturen x86 ose x64.
Në këtë variant do të shkarkohet një pakoja e kompresuar (.zip). Kete pako ju mjafton që ta ekstraktoni në lokacionin ku dëshironi ta keni Eclipse dhe nuk nevojitet ndonjë hap shtese.
![]() |
![]() |
Për lehtësim të punës, krijoni një short-cut të ikonës së Eclipse në Desktop. Në direktoriumin ku është ekstraktuar, shtyp më tastin e djathte mbi eclipse.exe dhe pastaj nga menyja zgjidh “Send to Desktop”
Nje pasqyre e shkurter mbi Eclipse
Posa ta startoni Eclipse, paraqitet dritarja për përzgjedhjen e lokacionit për hapësirën punuese (workspace). Në një hapësirë punuese mund të ruhen shume projekte. Ju mund të ndryshoni hapesiren punuese duke kërkuar më “Browse” apo edhe të zgjidhni “Use this as the default…” ashtu që herën tjetër nuk do të paraqitet ky dialog.
Pasi keni përzgjedhur hapësirën punuese Eciplse do të startoj dhe paraqitet edhe dritarja që ju uron mirëseardhje.
Për të vazhduar punën, ju mund ta mbyllni dritaren “Welcome” e cila nuk do të paraqitet herën tjetër sido që të jete ju mund ta hapni atë
Në pamjen më poshtë kemi nënvizuar disa prej seksioneve të rëndësishme në dritaren e cila shfaqet për të pare dhe hapësira punuese (workspace) është boshe.
Perspektiva e eclipse, ndryshon varesisht nga natyra e punes, dhe posa starton “Java Perspective”. Ekzistojne edhe perspektiva tjera, të cilat mund të caktohen gjate punes tone.
Duhet të përmendim që Eclpse përkrahe përshtatjen e organizimit të UI në mënyra të ndryshme duke i dhënë mundësinë shfrytëzuesit për të konfiguruar çdo seksion. Disa seksione mund të largohen apo mund të shtohen seksione tjera, mirëpo gjithmone ka mundësi që pamja të kthehet në vlera fillestare.
Opsionet për krijimin e projektit, ekzekutimin dhe debug-imin janë të qasshme përmes menyve mirëpo edhe përmes shiritit të veglave.
Aplikacioni i pare
Krijimi i projektit
- Nga menyja zgjidhni File, New, Java Project. Të njëjtën mund ta arrinin edhe nga shiriti i veglave (Toolbar)
![]() |
![]() |
- Në dialogun për projektin e ri, plotësojeni emrin e projektit dhe shtypni Finish.
- Projekti i posa krijuar duket si në foton më poshtë. Direktoriumi src paraqet vendin ku do të ruajmë kodin burimore të projektit tone. Gjithashtu vërejmë edhe referencimin e JRE-se që eclipse e bene automatikisht. Në këtë pjese do të paraqiteshin edhe libraritë tjera.
Kodimi i aplikacionit
- Krijoni klasën më emrin KlasaEPare, përmes njërit nga opsionet më poshtë
- Mbi direktoriumin src, kliko më tastin e djathte, e pastaj New, Class
- Mbi direktoriumin src, kliko më tastin e djathte, e pastaj New, Class
- Në shiritin e veglave kliko ikonen e nënvizuar si në foton më poshtë
- Në dialogun për klasën e re, vendos emrin e klasës dhe shtyp “Finish”. Nëse dëshironi që klasa të këtë metodën main, atëherë zgjidhni opsionin si në figurën më poshtë.
- Pasi shtypni Finish, klasa e krijuar do të shfaqet si më poshtë
- Plotësojeni kodin e klasës KlasaEPare si më poshtë. Në metodën main e krijojmë një varg me numra të plotë që paraqesin notat. Fillimisht e afishojmë përmbajtjen e vargut notat në daljen standarde e pastaj përmes metodës kalkuloMesataren(…) e llogaritim notën mesatare të cilën krejt në fund e afishojmë.
Ekzekutimi
- Për të ekzekutuar shembullin, shtypin ikonën e nënvizuar si më poshtë. Kjo bene që të thirret klasa e caktuar për ekzekutim e cila automatikisht konfigurohet që do të përdoret sa herë që të ekzekutohet projekti.
Ka mundësi që një projekt mund të përmbajë më shume së një klase që ka metodën main. Në këtë rast mund të zgjedhim klasën e caktuar dhe më tastin e djathte që shtypim “Run As”, “Java Application”
Të njëjtën mund ta arrijmë edhe nëse mbi kod burimor shtypim tastin e djathte e pastaj “Run As”, “Java Application”
- Pasi ekzekutojmë aplikacion rezultati shfaqet në konzole
- Për çdo projekt mund të krijohen apo përshtatën konfigurimet e ekzekutimeve sipas nevojës. Kjo behet duke klikuar mbi projekt më tastin e djathte e pastaj “Run As”, “Run Configurations”. Nga dialogu më poshtë, kurdo mund të ndryshohet klasa e cila thirret kur ekzekutojmë projektin.
Debug-imi
Debug-imi mundëson ekzekutimin e programeve në Java dhe njëkohësisht duke pare vlerat e variablave gjate kohës së ekzekutimit. Debugimi mund të shihet si një incizim i ngadalësuar i ekzekutimit të programit.
Për të filluar debug-imin duhet të vendosni një ‘breakpoint’. Kudo që haset një ‘break-point’ ekzekutimi do të ndalet dhe ju do të jeni në gjendje të shikoni vlerat e variablave apo edhe të ndryshoni ato. Me fillimin e debug-imit automatikisht ju do të pyeteni nëse dëshironi të vazhdoni më perspektiven e “Debug”-imit e cila ndryshon pamjen e Eclipse-it duke ofruar një organizim më të përshtatshëm për debugim, si mund të shihet pamja më poshtë
- Në klasën KlasaEPare vendosni një ‘breakpoint’ duke klikuar më tastin e djathtë të miut në rreshtin e caktuar, dhe pastaj ‘Toggle Breakpoint’. Të njëjtën mund ta arrijmë edhe duke klikuar dy herë në të njëjtin vend (shih shigjeta më poshtë).
- Në figurën më poshtë mund të shihni dy ‘breakpoint’ të vendosur në klasën tonë
- Për të filluar debug-imin, duhet që mbi aplikacionin që dëshironi ta debug-oni, të klikoni më tastin e djathte dhe të zgjidhni “Debug As”, “Java Application” apo edhe duke klikuar në butonin për debug që gjendet në shiritin e veglave
![]() |
|
- Pasi të lëshoni debugimin, nëse keni zgjedhur që të përdoret perspektiva e debug-imit, ekzekutimi do të ndalet në ‘breakpoint’-in e pare, siç mund të vëreni në figurën më poshtë. Rreshti ku është ndalur ekzekutimi është i hijezuar më ngjyre të gjelbër dhe ekzekutimi nuk do të vazhdoj pa dhënë urdhrin për një gjë të tille.
- Jenë 3 ‘short-codes’ shume të rëndësishme për debug që duhet të mbani në mend (normalisht edhe tjerat duhet ti hulumtoni).
- F5 – e vazhdon ekzekutimin një hap para. Nëse hapi i ardhshëm është metode, atëherë debugger-i do të kaloj kah metoda në fjale
- F6 – sikur F5 vetëm së nëse kemi të bëjmë më metode debugg-eri nuk kalon kah metoda mirëpo vazhdon rreshtin tjetër.
- F8 – e vazhdon ekzekutimin deri në ‘breakpoint’-in e ardhshëm
- Në shembullin tone, pasi kemi lëshuar debug-imin si në hapin 4, shtypim F6 dhe ekzekutimi kalon në rreshtin 7 e gjithashtu urdhri paraprak ekzekutohet dhe mund ta vërejmë daljen në ‘Console’.
- Pasi kemi shtypur disa herë F6 (13 here), pamja do të duket si më poshtë
- Normalisht në çdo hap mund të shikojmë përmbajtjen e variablave, në rastin tone vargut notat
- Tani nëse shtypim F5, debugg-eri do të kaloj kah metoda kalkuloMesataren
- Me vazhdimin e ekzekutimit (F6) disa herë vërejmë që edhe pamja e variabla ndryshon
- Siç përmendem më herët, vlerat e variablave gjate debug-imit mund ti ndryshoni
- Në fund nëse vendosim që të vazhdojmë ekzekutimin, atëherë shtypim F8
- Pasi përfundon debug-imi normalisht që Perspektiva e debug-ut nuk ju duhet më dhe më siguri jeni të interesuar të ktheheni në perspektiven normale “Java Perspective”. Këtë e bëni duke klikuar butonin e perspektives si në foton më poshtë
Disa kode të shkurta (CTRL + ???)
Pervec kodeve të shkurta standarde (CRTL+S për ruajtje, CTR+C për kopjim, CTRL+V për ngjitje (paste), është shume efektiv edhe perdorimi kodevete të shkurta tjera që eclipse ofron.
CTRL+F11 | E ekzekuton aplikacionin e fundit të ekzekutuar |
F11 | E ekzekuton aplikacionin e fundit në modin debug |
CTRL+SHIFT+F | Formaton kodin burimor |
CTRL+D | E fshinë rreshtin aktual |
CTRL+F | E hape dialogun për kërkim |
CTRL+SHIFT+O | Organizon urdhrat import në kodin burimor duke shtuar ato që mungojnë apo duke larguar ato që nuk janë përdorur |
CTRL+SPACE | Hape asistentin për kompletim të kodit |
Në Eclipse ka mundësi të përdorën e mostra (Templates) të kodit në kombinim më kodin e shkurte CTRL+SPACE.
p.sh. Në editor kodi
brenda një metode shkruani “sysout” e pastaj CTRL+SPACE dhe do të fitoni një
System.out.println();
brenda një klase shkruani “main” e pastaj CTRL+SPACE, pasi hapet kontekst menyja
shtyp enter dhe do të fitoni metodën main
brenda një metode shkruani “foreach” e pastaj CTRL+SPACE, pasi hapet kontekst
menyja shtyp enter dhe do të fitoni një urdhër for të avancuar
Ka një numër të konsiderueshëm të mostrave të kodit që mund të përdorni apo edhe krijoni tuat. Për të pare listen komplete të mostrave të kodit shkoni në menynë “Window”, “Preferences”, e pastaj “Java”, ”Editor”, “Templates”.
Numri i kodeve të shkurta është shume i madh në Eclipse. Këtu përmendëm vetëm disa prej tyre.
Ky artikull ishte një hyrje në përdorimin e Eclipse për zhvillimin e aplikacioneve në Java. Në artikullin e ardhshëm do të mësojmë diçka edhe më interesante.