TICK Logo
Banner

Zhvillimi i mendimit kritik përmes kodimit

Pse mendimi kritik ?

Në kohët e sotme me ndryshme të shpejta, mendimi kritik është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Personat më të suksesshëm vlerësohen ata që janë në gjendje të përdorin kreativitetin dhe logjikën për të zgjidhur problemet. Ata përshtaten, mësojnë dhe bashkëpunojnë gjatë hulumtimit ideve dhe zgjidhjeve. Kjo aftësi e shekullit të 21-të nevojitet në të gjitha fushat e karrierës dhe aspektet e jetës. Nga sporti në shkencë në art, dhe kudo tjetër, mendimi kritik është shumë i vlefshëm.

Mendimi kritik nuk është një aftësi  “shtesë” dhe nuk është vetëm për nxënësit e talentuar. Kur ju i mësoni aftësinë e të menduarit kritik së bashku me përmbajtjen, u jepni nxënësve të gjitha mjete që ata kanë nevojë për të zotëruar konceptet dhe për të forcuar të menduarit  logjikë, e ato mund ti zbatojnë gjatë karrierës së tyre akademike dhe kudo tjetër në të ardhmen.

Si e ngritet të menduarit kritik përmes kodimit?

Qëllimi jonë është të ndihmojmë brezin e ri të fëmijëve të mësojnë se si të mendojnë, si t’i bëjnë pyetje të duhura dhe si t’i zgjidhin problemet.  T’i ndihmojmë ata të mësojnë këto aftësi të shekullit të 21-të.

Me këtë qëllim në mendje, ne identifikuam disa metoda që na shpien  drejt zhvillimit të mendimit kritik tek nxënësit përmes kodimit:

  • Krijimi – Përdorimi i njohurive dhe imagjinatës për të shprehur ide të reja dhe innovative.
  • Bashkëpunimi Puna me të tjerët për të arritur rezultate më të mira
  • Problem zgjidhja – Përdorimi i  metodave të ndryshme për të eksploruar dhe analizuar.
  • Komunikimi Përdoimi i gjuhëve(programuese) të qarta për të shprehur idetë dhe për të shkëmbyer informacione.
  • Përshtatja – Përshtatatja e  veprimeve dhe strategjive për të përmbushur detyrat.
  • Reflektimi – Rishikimi i veprimeve për të realizuar qëllimet. 
  • Përpjekja – Përdorimi i përpjekjeve dhe vendosmërisë për t’u përqëndruar në detyrat sfiduese.