TICK Logo
Banner

Njihuni me Lena Gashi, mësoni si ajo kodoi lojën “Unicorn Duty”!

Ajo është vetëm dymbëdhjetë vjeç, por tashmë ka qëllime të mëdha – ajo dëshiron të jetë një programere  kur të rritet!

Trjanimi në TICK ka pasur një ndikim të madhë te Lena! Për Lenën tani kodimi ka të bëj me  shprehjen e imagjinatës dhe kreativitetit të saj .

Ne kemi qenë vërtet të impresionuar me cilësinë e projekteve të Lenës, dhe sot jemi me fat që të mësojm nga ajo se si mund të  krijojm një lojë nga e fillimi deri në rezultatin përfundimtar duke përdorur kodimin me blloqe .

Lena ka përdorur  princeshat si një frymëzim për të krijuar projektin e saj . Ajo do të kodoj  lojën me shumë nivele “Unicorn Duty” (Njëbrirëshi udhëton gjatë gjithë kohës dhe mundohet të shmang princeshat të bien në tokë përderisa ato bien nga  lartë) duke përdorur konceptet themelore të programimit si  ngjarjet,funksionet, if/else, ciklet e përseritura.