TICK Logo
Banner

Studenti i talentuari Shpendi Deva sheh mundësitë e pafundme të krijimit përmes kodimit!

I talentuari Shpendi Deva sheh mundësitë e pafundme të krijimit përmes kodimit!

Shpendi është vetëm në klasën e katërt. Ai kalon kohën e tij të lirë me çdo gjë që lidhet me sport, shkencë dhe kodim. Ai është një student me të vërtetë i veçantë, i cili “mëson shpejt, ka mendime analitike dhe kritike të shkëlqyera, i kupton gjërat shumë shpejt dhe nuk ka frikë të provojë sfida të reja!”
Talenti i Shpendit me të vërtetë na ka impresionuar – ai ka kohë të shkurtër që kodon, por ai ka bërë disa projekte vërtetë interesante dhe dëshiron të bëhet një programuer kur rritet.
Ai ka koduar një lojë të titulliar „Circle Wars“ me dy karaktere. Dy rrathë , njëri kundërshtar , tjetri lojtari kryesorë. Lojtarët ecin vetëm lart dhe poshtë, lojtari kryesorë në anën e majtë kurse tjetri në anën tjetër. Ne i gjuajnë topa dhe nëse topi prek kundërshtarin, fitojmë një pikë (e njëjta edhe për kundërshtarin) . Secili ka pikët e veta. Kush arrin i pari të bëjë 20 pikë fiton.
Kodimi është një mënyrë tjetër për Shpendin për të krijuar dhe shprehur imagjinatën e tij, gjithashtu ai mendon se është një aftësi e rëndësishme për të mësuar për të ardhmen!

Gjeni lojën e plot në linkun:https://scratch.mit.edu/projects/205411779/